01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ku shëtisin duarlidhur… ndër mëngët,

magjistarë vullkanoidë

urtakë me mjekrra, me xharre… pelerina

përkëdhelin mjekrrat me butësi

shekullore; të egra, të zeza, herë të thinjura,

herë valë-valë valëzuar (aspak si të Gandalf 7 )

mërmërisin pandërprerë diç, sytë përdhe

nën xharret e zezë-korb rituale me shekuj të gjatë

aq shumë ujë i shenjtë spërkatur ndër foshnjet

aq shumë lutjesh e formulash pëshpëritur,

dritë dhe kripë e ngjyer, bukë e thyer

plleshmëri e kësaj toke për fëmijët e Perëndisë

edhe gjeneralët pelegrinë të Tempullit

njohin aromën e ujit në ballin prej foshnjeje

(madje flitet tinëzisht se qenkan lazdruar si tepër)

edhe ata çdo të dielë janë frymëzuar

nga predikimet e misionarëve, janë magjepsur

janë bekuar për bukën dhe kripën

janë rritur nga drita e uji, nga buka dhe kripa,

sa nuk rritet më shumë njeriu!

V.

Drenicë,

ti nuk je legjenda e Atlantidës

e gjallë je më pavdeksisht se kurrë,

e vogël si zemër pulson në një trup të sëmurë,

ti nuk ke faj; se asht… të Ballkanit, mish e lëkurë

baladat i rëndojnë, ngjeshur rëndë si topuzë

hijet e kreshnikëve, të bajlozëve ndër mote dhe shekuj

parazitojnë, e kotë të perëndojnë, të shkojnë

ushtri të panumërta parakalojnë, debutojnë

marshojnë nga (dhe për në) të gjitha anët

me gjasë këtu kryqëzohen rrugët e tërë rruzullit

por, mos vallë për ty çdo rrugë qenka e mbyllur

një gjeneral me ushanka 8 të zezë pati thënë kështu

apo, ishte thjesht krekosje për një tjetër të sojit

ardhur nga Azia, ky me tubeteika 9 të kuqe -

ranë në dyluftim - shkas: kokëfortësia

kush na paska vallë përparësi në udhëkryqin

më të çoroditur të planetit

pa semaforë të asnjë mbreti, pa drita të asnjë mileti

të tjerët nuk shihnin, nuk dëgjonin,

edhe më vonë shtireshin se s’kanë sy dhe veshë

213

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!