01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mbin në lulishte, edhe njeriu nëse ulet dhe e mendon mirë brezin e klimës

që i bie mirë nuk ka pse të shkallojë.

- O tmerr! Ai është me të çmendurit dhe askush s’do t’ia dijë! As ti, nuk do

t’ia dish, egërsirë!

- Veronikë, mos bëj kështu! Do t’ia hedhë Miha edhe kësaj here!

- Të shërohet! Ai është në fund të jetës dhe po vdes i çmendur. I çmendur! E

gjeta, i putha duart, e lava në lot, as i binte në të, kush isha. Vetëm më

thoshte: Një bukë të ngrohtë, më sill një bukë të më djegë duart, o vajzë, një

bukë që të nxjerrë avull.

Nxorra nga thesi masën me miell. Vura ujin të vakej.

- Ti e di! Besoj se, kurrë unë nuk e kam ngatërruar rendin e gjërave.

- Po, Veronikë! Ti kurrë nuk e ngatërruar rendin e gjërave. Ahut i ke thënë

ah dhe lisin e ke thirrur lis!

Më kapi gazi. Në kohën e zisë së bukës që vazhdoi pasi ra murtaja, kur

njerëzit ngordhnin si harabenjtë ugareve ngaqë s’kishin më ç’të hanin,

Veronika gjysëm e çmendur nga mungesa e bukës dhe tmerret e krizës, u

gatoi qenve si një ditë - një ditë petulla me gjalpë me atë pak miell të

mbetur dukë lënë njerëzit e shtëpisë pa ngrënë.

- Po, po, Veronikë!

Zura brumin duke e përzier me tharmin dhe e lashë në tavë, derisa të vinte

buka. I fryva zjarrit për të bërë gati furrën. Pashë vajzën shkarazi, kokëulur.

Isha e gëzuar nga krahasimi me zonjushën Veronikje. Kisha arritur atë

moshë, kur gruas i zgjerohet barku, i varet gjoksi dhe vjen era bukë e

ngrohtë. Fëmijët i mblidhen, si bleta. Ah, fëmijët! Mora një koçan misri të

zier me ca rreshta në majë dhe mblodha fëmijët në fund të oborrit, por

Veronika, asqë e vuri re diplomatërinë time të lartë.

Ku merrte vesh Veronikja nga fëmijët, nuk dinte si afroheshin ata! Veronika

vdiste për poetin.

- Shpejt, të lutem, shpejt! - m’u lut me lot ndërsy.

- Asgjë s’na ngut, Veronikje!

Në jetë të jetëve, s’do t’ia falja Mihait mendjen e pjerrët, abuzimet me

shëndetin psiqik kundër rendit jetësor.

U ndava fëmijëve kuleçët pa maja që ua bëja me forma gjarpërinjsh e

shqiponjash, siç i kanë bërë jetëemot nëna dhe gjyshja ime, por nuk di të

them te kuleçët e fëmijëve si gjarpër dhe si shqiponjë ç’kuptim i lashtë ka

humbur. Fëmijët shkuan.

Koha bën të sajën, Veronikja edhe më urrente, dhe më kishte frikë.

Eja në krahë të të mbaj,

Të adhuroj, të vdes pastaj.

318

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!