01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

trupin tim, ashtu si reja që fillikate ngjiz dëborën...

ZOTI: Do t'i shumoj ujrat, që njerëzimi të lajë mëkatet, por vetëm për ty do

të lulëzoj si burim i freskët.

I PALINDURI: Endem nëpër vetvete dhe nuk marr vesh gjë...

NËNA: Ti që mban varësen e artë, çelësin e prehërit tim, eja në gjumë dhe

m'i ngjyej instinktet, që të mund ta duroj mallkimin që e kam fajësuar.

I PALINDURI: Uji i embrionit ma ngroh lëkurëzën e thembrave të

tejpashme dhe majat e gishtave. Së brendshmi t'i parandjej sytë, moj nënë-ejashtme,

ku drita nuk është veçse një plasaritje e botës.

NËNA: Të ndihmoj të më urresh tinëz; së vërtetës i mban goja erë dhe ti je

lakuriq si një bërthamë, e urrej bëmën time dhe ajo gjarpëron nëpër krejt

pemën time kockore, deri sipër.

ZOTI: Oh, sa zëra dëgjohen në zërin tim të padëgjuar!

ATI: Eja të premten kur jam i lodhur, si një plakush që zvarritet në vdekjen e vet...

ZOTI: Ç'të ardhme kanë ata që linden pas vdekjes së etërve!....

I PALINDURI: Po të kisha pasur buzë do t'i flisja në mëngjez ëngjëllit të zi

të ngjizur njëheresh me mua, po t'i kisha duart jashtë, do të ndriçoja – dua të

çelim farmacinë e dëborës.

NËNA: Rri në karriken e kishës dhe mendimi si guri më çukit, kërkoj djep

në supin tënd të shkretuar, këtu bie erë pjeshkë e hapur, erë seks i natyrës së

përkorë. Ti, po të vish, vish hijen dhe trandjen.

ATI: Sa të jetë ora, vallë? Sa të jetë shekulli? Sahati yt po i avitet gërshërës

së frikshme – ndarëse e shekujve. Bie shi me kokrra hekuri të stërnxehur

mbi peshoret e thyera të fatit; vrapoj mbi drutë e turrës deri në majë ku ti

tymon në pelenat e Zotit. Oh, bisturia asnjëherë nuk pret – ajo vetëm

ndalon….

I PALINDURI: Prek përmes jush gërmat pagane të rrethshkruara si një burg

birnor: nuk jam veçse një pjesëz e vdekjes. Aroma e trurit tim të virgjër

padit: noli tangere circulus meos!

ATI: Sidoqë kuvendojmë, gjuhën nuk ta njoh – ajo është në rritje. Mbi mua

bien si shi mëkatet dhe ti nuk i sheh. Ti pluskon mbi të vërtetën e kthjellët,

mbi tragjiken. Më thahet shpirti nga kaq përpjekje për të të dashuruar. Faqja

jote nuk do të më rrëfehet kurrë. Në gojën time prej shumë kohe bien si shiu

gurë të sëmurë. I ke shuplakat të vogla – as sa një puthje ...

I PALINDURI: Ç'zhurmë është kjo që nuk e ditkam? Notoj në lëng dhe

buzët më djegin nga etja. Si Tantali s'mund të pi – jam i thatë. Drejt meje

përparojnë gërshërët e vdekjes – s'kam kokë mjaftueshëm. Jam vetëm shpirt

që lëviz në moslindjen e kafshuar nga terri.

NËNA: Ti ke nisur një udhëtim fatkeq, pafundësinë e të cilit e kanë sajuar

me djallëzi popujt e mishrave të mi – gjinjtë dhe pafuqia e tyre dridhen në

një tradhti të pamatë.

461

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!