01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

për të mos lëshuar pushtetin, sado i helmët qoftë ai, apo edhe në këmbim të

një dekorate a lëvdate. Mirpo mbi ta gjendet një shtresë prijësash që nuk i

kemi parë kaherë as nëpër ëndrra dhe nuk i kemi hasur veçse në këngë.

Njerëz që me gjithë shpirt bëhen therror, që vërtet jetojnë për hir e për nder

të popullit. Burra shteti që ndofta pikërisht ngaqë janë të tillë, bëhen pjesë e

së papërsëritshmes dhe ikin nga kjo botë duke lënë shumë pak pasardhës

shpirtërorë.

Në faqet e librit të Gjon Gjikës haset edhe një përshkrim antologjik i

murtajës që bje në Bukuresht dhe që, duke pahuar sërish simbolikën

kobzezë të përsëritjes së historisë në Ballkan, paraprin dhe përkujton aq

frikshëm zinë staliniste. “Llahtara pat hyrë në të gjitha zemrat dhe pat

ndikuar të zhdukej çdo ndjenjë dashurie e përkushtimi, shkruan Gjika. Nëna

braktiste fëmijët dhe burri gruan në duart e atyre që mbartnin të vdekurit 81 ,

njerëz pa tru e pa frikë nga Zoti. Tërë pijanecët, të shthurrurit lidhnin nga

një shami të kuqe rreth grykës, hipnin në një qerre dhe suleshin të vidhnin

nga njëra shtëpi në tjetrën, nga një oborr në tjetrin. Hynin ditën e natën

nëpër banesat e njerëzve dhe shtinin në dorë ç’të gjenin, merrnin paratë,

argjendaritë, sahatet, veglat, shallet etj, e askush s’guxonte t’i

kundërshtonte. Ikte gjindja prej tyre si nga vdekja, sepse ata i merrnin të

vdekurit më krahë, i flaknin kuturu në qerre dhe niseshin drejt Dudeshtit

apo Çoplës, ku ndodheshin turmat e të sëmurëve. Të bëhej mishi kokërr kur

dëgjoje tmerret e dhunën e atyre përbindëshave kundër të krishterëve të

gjorë që iu binin ndër kthetra”. Disa prej kriminelëve, kur kalonin pranë

ndonjë shtëpie të pasur, s’e kishin për gjë të hidhnin brenda ndonjë zhele

apo copë mishi nga të sëmurët, që të përhapnin mortin. Mirpo pas dallgës së

parë të murtajës, “si gjithmonë pas një epidemie, sikurse edhe pas një lufte,

njerëzia kërkonte të rifitonte gjendjen e mëparshme; në pamje të parë jeta

bëhet më e lehtë, kamja e djemve dhe pajat e vajzave shtohen përmes

trashëgimive dhe vdekjeve të vëllezërve e motrave me të cilët do t’i kishin

ndarë pasuritë nëse ata do të kishin mbetur gjallë. Kur ka vdekje të madhe,

populli thotë se bje çmimi i bukës, dhe ky besim kishte asokohe njëfarë baze,

sepse, meqë eksporti mungonte, gruri kërkohej vetëm për përdorim të

brendshëm. E në të tilla rrethana martesat duhet të jenë sa më të shumta, sa

më tepër qënie ka kositur e keqja. Pra, menjëherë pas fashitjes së murtajës,

njerëzia u lëshua pas dasmave” 82 . Gjë që, për fat të keq, nuk u përsërit pas

fashitjes së murtajave të tjera.

Vite më vonë, Monsinjori e zbërthen gjendjen e botës së sotme si: “rihapja

dhe rishikimi i të gjitha proceseve, zgjimi i të gjitha konflikteve, shndërrimi i

hamendjeve në dogma dhe ndrydhja e dogmave në kornizën e hamendjeve…

Vegimet shndërrohen në çështje; porositë – në masa policore; mësimet – në

81 Në origjinal është „cioclu” – mbartësit e kufomave.

82 Po aty, f. 29-31

279

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!