01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tilla të paharruara dhe unë kam kohë që kam ikur nga Teatri. Sot shoh që

populli s’më paska harruar. Më kujtohet dje në këtë rrugën aty, një profesor

më tha. “Viktor Gjoka, je i paharruar”. Ai më mbante mend me

“Rrëshqitjen” e Besim Levonjës që unë e kisha harruar vet. Disave edhe një

rol i vogël do t’u dukej shumë i spikatur. Më kujtohet në “Majlindën” e

Xhemal Brojës. Më kishin ndëshkuar atëhere në teatër që të mos luaja role

të mëdha. Unë luaja rolin e një infermieri dhe atje ndodhi ajo që s’pritej.

Një kritik polak në vend që të shkruante për ata të tjerët që luanin role

kryesore shkruajti për figurën e infermierit duke krahasuar Gjokën me

Aleksandër Moisiun”.

Rol më i dashur jo, i dashuruar me rolet

“Nuk kam asnjë rol që s’është i dashur për mua. Për kë të them që s’është i

dashur, për Pristandën e Karaxhalës që s’është i dashur. Ku shpërthente

populli me duartrokitje e ovacione. Është figura tek “Një letër e humbur” e

shkrimtarit të madh rumun. Si mund t’a harrojë Pristadën, si mund ta harroj

unë “Shërbëtorin e dy zotnive” të Karlo Gordonit. Si mund të harroj

“Revizorin” e Gogolit e “Banjën” e Majakovskit. Si mund të harrojë Ivan

Ivanoviçin e Majakovskit me një çantë në krah që përshkruante biografinë.

Po të më donte roli në kohën time nuk do të isha lavdëruar unë tashti. Unë

bija në dashuri me rolet.

I dënuar për dashurinë

Viktor Gjokën, jo vetëm që e dënuan dje, por po e lëndojnë prapë sot, duke

përmendur martesën e tij të dytë shumë më tepër se veprat që ai bëri. Dhe

kjo gjë ngjet për shkak se për të rinjtë e sotëm është shumë e çuditshme që

të dënohesh për ndjesitë që ke kundrejt një personi, pavarësisht nga mosha,

profesioni apo gjendja civile e tij. Të rinjtë shqiptarë sot janë shumë

liberalë. Kur Viktor Gjoka ra në dashuri me Elenën, gruan e tij të dytë, nuk

ishte aq i lirë sa këta të rinj. Të qenit të dashuruar në atë kohë ishte një

vuajtje shpirtërore për të dy bashkëshortët. Viktori ishte i martuar dhe Elena

ishte një vajzë shumë e re që u josh nga temparamenti i artistit. Dhe ndodhi

ajo që ndryshoi menjëherë fatet e këtyre njerëzve. “Kjo ishte komedia dhe

tragjedia ime. Njeriu bie në dashuri si në një gropë të errët dhe shikon nga të

kapesh dhe të dalësh sipër. Por unë mbeta brenda dhe nuk dola dot”, thotë

Viktor Gjoka. Për të në atë kohë u mor masë ndëshkimore që të punonte në

uzinë. Pasi mendoi se do të ishte i mjaftueshëm dënimi që kishte marrë për

martesën me Elenën 23 vjeçe më të re se ai, shkon të bisedojë me një njeri

me përgjegjësi në atë kohë për t’u kthyer në teatër. “Ah, more Viktor Gjoka,

ç‘na bëre”, i thotë ai. “Pse na e bëre si lopa more? I dhe një shkelm kusisë

dhe na e derdhe qumështin”. “Po unë qumështin e derdha, i thotë Gjoka, por

140

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!