01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

që synoja ta krijoja vetë, ishte teksti që kishte erudicion, sensibilitet dhe

zhdërvjelltësi e gjallëri, për të mos thënë, një dimension të përbërësit

hyjnor. Ose thënë thjeshtë: një letërsi plotë shpirt. Përkundër mëdyshjeve të

mëdha krijuese që mund të ketë një shkrimtar, megjithatë mund të them se

një nga shtytjet e kësaj natyre është diskutueshmëria e njëfarë triniteti se, a

duam të mësojmë për vete, të tregojmë se dimë diçka apo t’i mësojmë të

tjerët, të cilëve iu dedikohet vepra (libri).

Kur flitet për vlerat e mirëfillta të letërsisë shqipe, pavarësisht nga

gjeografia a gjeopolitika, mund të thuhet se i kanë pikëtakimet e tyre të

përbashkëta. Kjo ngjan edhe përkundër asaj se akëcili autor është

individualitet specifik. Pa pretenduar që t’i njohë të gjithë autorët (e do të

duhej njohur domosdoshmërish më të mirët gjithmonë), mund të konstatoj

se ata përafrohen në rrafshin e vlerës, në strukturën kompozicionale, në

mjetet shprehëse, dhe në mesazhet që plasojnë. Në këtë kuptim gjithmonë

ka pasur ndikime (a marrje e dhënie të ndërsjella, qoftë në aspektin

stilistikor, qoftë në atë përmbajtësor), por modelet më të mira që kanë

ardhur tek ne (mund të thuhet pa kompleksin e inferioritetit) janë të

shkrimtarëve të mëdhenj botërorë.

Revista Haemus: Lexuesit tanë do të donin të dinin diçka nga përvoja jote

si mësues.

Ragip Sylaj: Është një përvojë që nuk më pëlqen shumë ta kujtoj. Është një

kohë zero e ekzistencës, siç e quan Franc Fanoni kohën nën okupim, kohë

në të cilën nuk rrjedh asgjë. Megjithatë, edhe në këtë kohë kam bërë ose

kam mëtuar të bëjë dy jetë herë paralele e herë unazore: jetën e mësuesit a

të edukatorit dhe jetën e krijuesit a të shkrimtarit. Disa segmente të këtyre

jetëve nuk janë prekur ndërmjet vetes atëherë kur janë dashur të mos

ngatërrohen punët, por këto jetë janë gërshetuar në ato raste kur jeta e

shkrimtarit është dashur ta ushqejë e t’i shërbejë si udhërrëfim jetës së

mësuesit dhe në rastet kur jeta e mësuesit ka mundur ta shkundë nga

letargjia jetën e shkrimtarit. E shkrimtari i asaj kohe kishte mundësi tepër të

kufizuara për botim e të mos flas për anën e skajshme të destimulimit të

krijuesit. Shkurt e shqip: gjatë kohës që e kam bërë punën e mësuesit jam

munduar ta bëjë edhe jetën e artistit, gjë që ka qenë tepër e vështirë.

Ndoshta rrjedhojë e atij angazhimi, në cilindo kuptim qoftë, është krejt ajo

që mund të lexohet, përkatësisht ajo që e kam krijuar gjatë dhe pas luftës,

qoftë si poet, tregimtar, eseist e gazetar.

Revista Haemus: Në poezinë dhe prozën e Ragip Sylajt gjejmë një thellësi

dhe një përkushtim të veçantë ndaj gjithçkaje shpirtërore, të brendshme, të

207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!