01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

jam poeti, ai 12 s’është veçse një perandor. Ndërsa më vonë: Ndodhem këtu

prej dhjetë ditësh; e kam braktisur Romën para tre muajsh, por jam në

Romë... Por në këtë çast, kur shkruaj këta rreshta, ndjehem i pushtuar nga

një dyshim i tmerrshëm. Roma është larg, në cepin tjetër të tokës, e

përjetuar, si të thuash, e shkëputur prej meje si një fakt i çuditshëm, të cilin

mund ta rindërtoj me përfytyrimin, por asnjëherë saktësisht. E kaluara ime

ka një emër, por sa pará bën? Qaj. Ndjej frikë dhe të ftohtë, por hyjnitë janë

bërë copë e çikë… Jeta ime dhe vargjet e mia flisnin ndryshe, sepse jetoja

nga një iluzion që e këndoja për kënaqësinë e të tjerëve… Të trishtmet,

kështu do të quhet libri im i ardhshëm 13 …

Poeti është i bindur se ka humbur gjithçka, ndërsa fakti që, në këmbim të

kësaj gjithçkaje, mund të presë Vetë Zotin, nuk e ngushëllon. Hëpërhë ai

bën çmos të nuhatë shkaqet e syrgjynosjes, të cilat do t’i zbulojë me saktësi

befasuese alter-egoja e tij, Vintilë Horia, afro dymijë vjet më vonë. Jo

përligjja dhe përkrahja e rënies morale të romakëve përmes botimit të

vëllimit „Ars amandi” e syrgjynosën Ovidin, por joshja nga qarqet

neopitagoriane, monoteiste, nga mësimet e Pitagorës që predikonin

ekzistencën e një Zoti të vetëm, maturia në kënaqësitë e dashurisë trupore,

mospranimi i çdo ushqimi me prejardhje shtazore. Edhe ai ishte i mërguar,

njëlloj si Ovidi, sepse e pat zgjedhur kurbetin në Krotana. Ndër skllevërit,

pohon Ovidi, ndodhej edhe Zamolksi, prifti që u bë më vonë pontifex

maximum dhe hyu i vetëm i getëve 14 . Pikërisht kur hyn në lidhje me

pitagorizmin, ze fill për Ovidin edhe përshfaqja e Zotit të vetëm. Ky vegim

paraprihet nga asgjësimi i iluzioneve. Lënda, e mishëruar deri atëhere në

hyjni me grada dhe zanate të ndryshme, detyrohet të pranojë se nuk është

krijuese, por vetëm e krijuar. Në fazën e parë, Ovidi sheh dhe shijon vetëm

pjesën e hidhur të mërgimit, ngrirjen fizike, pafuqinë për të qënë atje ku ia

ka ënda. E cfilit pa masë humbja e një jete të suksesshme, plot ndere, pasuri

etj, humbja e saj brenda një çasti të vetëm, sa një pulitje sysh; e bren

detyrimi për ta pranuar shkallë-shkallë jetën e vet të re, mjedisin e ri, pritjen

e ankthshme dhe kapitëse të „faljes” perandorake… Pejsazhi në të cilin

gdhihet, e lebetit. Vallë a ka zogj më tragjikë se sa këta sgalemë me fluturim

të harmonishëm, klithmat e të cilëve ma coptojnë zemrën sikur të

parathënkan një fatkeqësi, sikur dashkan të ringjallin kujtimin e disa

qëniesh të kaluara, që përulen para krimesh nga më të urrejtshmet 15 ?

Banorët që mund t’i bëhen fqinjë dhe miq, ose armiq gjer në vdekje,

mbahen më këmbë në ca kushte të cilat poeti nuk i ka hasur as në ankthe.

12 Është fjala për atë që nënshkroi urdhërin e syrgjynosjes së Ovidit, perandorin

Oktavian Augusti.

13 Po aty, f. 2-3.

14 Po aty, f. 11.

15 Po aty, f. 15.

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!