01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

joshur të shkruaj vargje në këtë gjuhë në të cilën, doradorës që ia zbuloj të

fshehtat, ia shijoj ëmbëlsinë dhe harmoninë. Është një gjuhë e gatuar për

poezinë, ngaqë, nëse në fillim duket e ashpër dhe barbare, si e strukur mes

mjekrave të njerëzve të këtushëm, ka një tingëllimë krejt tjetër kur e

shkruan… Jam gjithashtu i prirur t’i përkthej Gjeorgjiket 21 në getisht, sepse

kjo gjuhë është krijuar për të zbuluar magjitë e natyrës dhe fjalët e saj

rrokin shpeshherë jehonën e dukurive që përfaqësojnë. Këtu askush, ose

pothuajse askush nuk i kupton poemat e mia… Përderisa s’kam lexues,

ç’kuptim ka të shkruaj më? Por padyshim pa shkruar s’mund të rroj. Do të

vdes në ditën kur nuk do të mund të mbaj më në dorë stiletin 22 .

Por nuk mund të shkruhet në gjuhën e tjetërkujt pa ndërhyrjen e Dashurisë.

Edhe udhët e saj janë gjithaq të panjohura, sa edhe të mërgimit. Një

bashkëkohës dak i Ovidit, e lut poetin e madh perandorak ta ndihmojë. Dhe

pikërisht të shkruajë në emër të tij disa letra dashurie. Daku është i

përshkuar keqas nga shigjeta e Kupidonit dhe do të dëshironte t’i tregonte së

dashurës tepër të re se ndjenjat e tij të flakta nuk janë shndërruar në

informacione të akullta. Çështja është se e dashura e dakut nuk di latinisht.

Atëhere Ovidi i jep zemër: „Do t’i shkruajmë në getisht, Herimon!” dhe

bëhet kësisoj shkuesi (mblesi) i huaj dhe i padukshëm i një dashurie që

ndodh e shteret në dhé të huaj, mes dy njerëzish të lindur në gjuhë tjetër!

Ovidi përsiat pikërisht rreth mortjes para-vdekje, rreth fikjes së jetës brenda

njeriut para se ky të japë shpirt. Dashuria e të dyve bëhet në një farë mënyre

mjaft e panjollë, dashuri e të treve, një gjendje shpirtërore ku Ovidi është

zgjedhur të përmbushë detyrën e zëdhënësit të Shpirtit. Ai rifillon të jetojë,

domethënë pushon së vdekuri tash e mbrapa dhe e lëmon në heshtje gjuhën

e dytë. Kështu nisi të bjerë lart: nga poet i politeizmit, bëhet bir i paemër,

por i lumtur, i Perëndisë. Këtij Uni i përgjigjet një gjuhë tjetër, me

qarkullim të kufizuar, por me një fuqi vigane për të folur me Zotin. Ishpoeti

e nuhat se matrica e thelbësuar kodër-luginë-kodër e kësaj hapësire

prodhon në kohë qetësinë, mënçurinë, përsiatjen, ose, më saktë,

vetëzotërimin, çka do të thotë zotërim i botës.

Pamëshira e historisë shpeshherë tërheq mëshirën e Perëndisë

Vendimtar për fatin e mërgimtarit të madh është udhëtimi me varkë, një

dalje e thjeshtë për peshk 23 . Gjumi e zgjon në një tjetër udhëtim, në qëndër

të hemisferës së lëngët të detit, mes peshqsh me trajta, ngjyra e madhësi të

21 Vepra e poetit latin Virgjil apo në latinisht Publius Vergilius Maro (Mantova,

rreth vitit 70 para Krishtit -Brindisi, viti 19 para Krishtit), botuar në vitet 42-39 para

Krishtit.

22 Po aty, f. 20-21.

23 Po aty, f. 33-35.

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!