01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kolosi të tillë, nuk di se çfarë të bëjë, të qeshë apo të qajë me ata që tentojnë

të hedhin baltë mbi një Homer të tillë shqiptar. S’na mbetet veç të vëmë

buzën në gaz përpara këtyre njerëzve “mjeranë”, të cilët duke u përpjekur të

hedhin “gurë” mbi Naimin, s’bëjnë gjë tjetër, veçse ato u bien mbi kokën e

tyre, sa herë e ngrenë para lartësisë të kolosit NAIM; s’bëjnë gjë tjetër veçse

provojnë liliputërinë e tyre... Liliputët, çfarëdo që të bëjnë, prapëseprapë

mbeten me një “l” të vogël, ndërsa Kolosi Naim mbetet kolos më “K” e

madhe që ka në krye e që gjithmonë është para “l-së”.

Studiuesi Dhori Qiriazi në fund të parathënies së vet e krahason poetin tonë

kombëtar Naim me poetin kombëtar të grekëve Dhionisis Sollomos. Ai kap

disa momente, që janë të përbashkëta, si të thuash, që i afrojnë. Shtëpia

muze e Solomos-it është në buzë të detit Jon, në ishullin e Korfuzit dhe

shikon përballë brigjeve shqiptare. Naimi për një kohë jetoi në Sarandë,

përballë brigjeve korfiate dhe aty ka qenë për disa vjet drejtor i doganës

osmane dhe ajo ndërtesë u bë më pas shtëpi muze e tij. Dy poetë kombëtarë,

ndonëse në kohë të ndryshme, më dy brigje fqinje. Si kohë i ndan një

gjysmë shekulli. Dhionis Sollomosi jetoi në gjysmën e parë të shekullit 19

dhe i parapriu, me veprimtarinë e vet, krijimit të shtetit grek dhe arriti të

shohë jetësimin e tij. Ndërsa Naimi jetoi në gjysmën e dytë të shekullit 19

dhe veprimtaria e tij i parapriu, gjithashtu, krijimit të shtetit të vet, por në

dallim nga Dhionisi grek, Naimi shqiptar nuk e pa shtetin e vet të pavarur.

Dhori Qiriazi në fund nënvizon edhe mesazhet e miqësisë që përcollën të dy

poetët. Naimi ndaj popullit grek e fqinjëve të tjerë ballkanikë në “Dëshira e

vërtetë e shqiptarëve” përcjell mesazhin e miqësisë dhe bashkëpunimit e

respektit reciprok të të drejtave të secilit. Ndërsa Dhionis Sollomosi përcjell

mesazhin e paqes midis popujve fqinjë dhe se populli i tij duhet të shohë

vetëm në atë që i takon, jo me tepër. Gjithashtu, në jetën e tyre ka një

moment të përbashkët në lidhje me krijimtarinë e tyre. Ata e filluan

krijimtarinë e tyre poetike në një gjuhë të huaj. Sollomosi në gjuhën italiane

ndërsa Naimi në gjuhën perse. Qëllimi ka qenë i njëjtë, afirmimi i tyre si

poetë në gjuhë të rrahura të poezisë ku poezia kishte traditë shekullore,

qoftë italishtja, qoftë persishtja. Mbasandaj ata me tërë forcat e shpirtit të

tyre, tërë talentin e tyre e vunë në shërbim të atdheut të vet. Koha i afirmoi

si poetë kombëtarë të vendeve përkatëse. Sollomosi, kur vdiq më 1858 në

Korfuz, nuk kishte se si ta njihte Naimin 12 vjeçar, i cili qysh në atë kohë

bënte hapat e para në njohjen e poezisë në disa gjuhë në sallonin e teqesë

bektashiane të Frashërit si në persisht, arabisht, osmanisht, të Hatikasë, që

këndohej në ditët e matemit (zisë) bektashiane, e shqipëruar nga poeti i

Frashërit, Dalip Frashëri; poezitë e shkrimtarëve bejtexhinj shqiptarë të një

Ibrahim Nezim Frakulla apo të Hasan Zyko Kamberit të Kolonjës, aty pranë

etj. si dhe poezitë popullore të toskërisë, ku i këndohej trimërisë së

shqiptarëve në luftë me armiqtë. Naimi, duke bërë “Zosimean” e Janinës, do

të ketë mësuar diçka për poetin e sapovdekur grek, Dhionisis Sollomosi.

263

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!