01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mbrëmja u bë e errët. Xixëllonjat me fenerët e tyre nisën shëtitjen e radhës.

Mbase drita e tyre e vërtetë është një lloj terri. Po ç`rëndësi ka kjo, ato

krijesa të vogla fluturonjëse janë më miqësoret në botë, madje të shkaktojnë

një ndjenjë çlirimi të çuditshme: një lloj habie e bukur.

Fneksjet e këtyre dëshirave të vogla që shuhen e ndizen brenda një çasti të

shkurtër janë kaq të papritura dhe kaq të dashura sa u duhet një errësirë e

madhe për t`i dalluar e madje dhe për të lodruar me to pa u friguar.

Shiu

Dredhina rrëkesh zbresin përposhtë qelqit të dritares e gotës me ujë që kam

përpara si jargë buzësh të plasaritura. “Kush jam? Qelqi që ndan përmes një

parvaz, a gota që ndan mëdysh këtë cast?”

Strehët, çadrat shkundin pikla uji mbi trotuar. Jo dhe aq ylberojnë ngjyra

kalimtare e ca drithije të zbehta përthyer trapezëve neonizuar tavanit. Shiu

ka mbyllur veshët për të më dëgjuar.

“Kush je?” Asnjëherë s`ia kam bërë këtë pyetje vetes.

Shiu është këtu me mua. Rrjedh, çurkon strehës time të brendshme që

ngjan me zhguallin e një breshke shekullore shpinë kockuar

gjashtëkëndshash. Vajzat sot mbajnë në qafë bizhu në formën e saj. Thonë

se janë fatprurëse. Madje kam parë radhë breshkash të vockëla mbërthyer

veshësh dy-tri herë brimuar.

Shiu erdhi. Nuk shoh më qiell veç currila të pashtershëm uji. Pak tej tyre

një palltogjatë një dorë në xhep e tjetrën tek doreza e çadrës shkon. Thuajse

ngjitë me të një vajze flokët ende të palagur i shpërhapen sa majtas djathtas.

Rruginat e ujit të gotës time janë ca lakadredha interesante që i ndjek herë

pas here gjersa prekin tabanin e gotës në ngjyrën e dërrasës së tavolinës:

kafe.

Shiu erdhi. Nuk shoh më qiell.

“Kush je?” Ushton jehonë.

Tampoj veshët me duar.

Sikur ta dija pyetjen që kurrë s`ia kisha bërë brendësisë time. Kotësisht

kisha stërmunduar veten me : “Kush jam?”

“Sa shumë kohë paska rrjedhur!” rravgoj.

Rrëketë nisin të shterren nga buzët e gotës. Kthehen në zhapikë të vegjël. Iu

thërmohen gjymtyrët. Trupi u zhbëhet. Përfundojnë në maja bishtash.

Maces time i pëlqejnë shumë zhapikët. U këput bishtat dhe luan me to.

Ndërsa unë bëja krejt si ajo e vogël. U hiqja me zor krahun, këmbën,

ndonjëherë dhe kryet kukullave të mia. Doja të luaja si macja me zhapijtë.

Nuk e dija që kjo ishte lojë e rrezikshme e mizore. Vetë imitimi është i tillë.

394

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!