01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

njihte nga koha e kaluar bashkë në Itali, tha diçka më të besueshme: Henri,

që s’kishte lidhje me raftet e librave, nuk mund të anashkalonte ato të

mbijetesës… ushqimeve (u përmend fjala “çadra kampingjesh”). Që kishte

provuar këtu një burg të shkurtër, nuk ma tha asnjëherë me gojën e vet. Për

të më bindur se logjika e stomakut mund të jetë më e fortë se ajo e leximit,

sqaroi (duke treguar me dorë) se libri me atë çiftin idilik në kopertinë

(Poésies, Alfred de Museet, botim i Librairie Gründ, viti 1939), që ndodhej

dyqind metra larg nesh, në vitrinën e një bukinisti të Quai de la Tournelle, i

kishte gjysmën e faqeve të paprera (këtë libër e ruaj sot e kësaj dite, në të

njëjtën gjendje, midis librave të mi): siç mund të merret me mend, nuk

mund të ishte i saktë në përcaktimin e faqeve, ose titujve, nuk mund të

sqaronte se kishte mbetur pa lexuar poezia Tristesse, Une soirée perdue, La

nuit d’Octobre apo Ballade á la Lune.

Fakti që, megjithëse qe plotësisht amator, gjendeshin njerëz të cilët ia blenin

vizatimet e çuditshme, besoj se shpjegohet me një përhirim të fshehtë të

tyre: vizatimet përshkoheshin nga një dritë mistike që kapej nga pakkush,

prandaj Henri merrte një pamje pak tallëse para admiruesve të të vizatuarit

akademik. Thoshte se frekuentonte Ecole de Beaux Arts (nuk kam arritur ta

konfirmoj), prandaj herë pas here përpiqej të hidhte ndonjë fjalë me të cilën

donte të tregonte njohjet mbi pikturën. Kubizmi (me ato pikat simultane të

shikimit) i dukej një lojë fëmijësh dhe Picasso një nga spekullatorët më të

mëdhenj që ka njohur bota: muzeu Picasso, aty në Paris, mbetej i preferuari

i tij, megjithatë nuk kam parë ndonjëherë, deri më sot, gjurmë të asaj teorie

që duhej të trondiste botën e pikturës moderne, pse jo të pikturës në

përgjithësi. Nëse nuk gabohem, kërkonte ndihmë nga enigmatiku art i

Egjiptit të lashtë, të cilin e shikonte në Louvre, duke e programuar këtë

vend (Egjiptin) si të parin në axhendën e ardhshme, pasi vetëm tek arti

egjiptian përputhej vizioni i tij gjysëm hyjnor për gjërat. Nëse pranonte

diçka te Picasso, ky qe interesimi që pat ngjallur për maskat e tribuve të

Afrikës dhe Oqeanisë: vendi i dytë në axhendën e ardhshme. Njeriu që u

përpoq të më fliste për teorinë henriane për këto maska, megjithë

vëmendjen time të plotë, nuk kishte formimin e duhur dhe u tregua konfuz:

duke vënë intuitën në punë mund të them se qe fjala që një njeri me aftësitë

e Henrit e shikonte portretin njerëzor përtej muskujve, venave e kockave,

përtej çdo ndërtimi të mirëfilltë anatomik, pra, si maskat prej druri të

tribuve. Përderisa nuk kam të dhëna më të sakta, nuk ngul këmbë për të

bindur njeri me këto që thashë.

Sidoqoftë, për mua pjesa më e vështirë e rrëfimit është kjo: implikimi i

Henrit (jam i detyruar të përdor këtë term policesk) në çështjen më të

bujshme dhe kurioze të botës moderne. Dikur e mora vesh se në Louvre

Henri nuk shkonte vetëm për artin egjiptian, por edhe për pikturat e

352

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!