01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KRENAR ZEJNO 35

Na ishte se ç’na është...

“Si u bëka, more vëlla,

që të mësojmë nga kukullat

si të duam njeriun?”

Ja një maraz poeti, përgjatë vargut të Milazim Krasniqit, i denjë për të na e

ngarë rrëfimin mbi kukullat ndër përralla njerëzish.

Gjenia e Rilkes me një ese magji kukullat i pat ngritur gjer në elegji; e na

bën të kujtojmë zemëratën që shkaktonte shpërfillja e tyre, mizore e pagojë;

zhgënjimin fillimtar të realitetit që po mësynte në vrrunduj me shumicë:

“Përpara kukullës shtrëngoheshim të pranonim që nëse do braktiseshim prej

saj, nuk na mbetej kësisoj askush më. Heshtte ajo ahere, jo për kryeneçësi;

heshtte ngaqë ky ishte i parreshturi bishtnim i saj, sepse qe gatuar prej një

lënde pa voli e fare të papërgjegjshme, s’bëzante dhe as i shkonte nëpër

mentë të krekosej, sidoqë do t’i lypsej shumë t’i jepte ca rëndësi vetes në

një botë ku fati, nëmos dhe Zoti vetë, e kanë tërë atë zulmë ngase na bëjnë

ballë heshtazi.

Në një kohë kur të gjithë ende turreshin të na e jepnin përgjigjen vetëtimthi

për t’na dhënë siguri, ish ajo, kukulla, më e para që na pështillte ndër më

t’madhen heshtje të jetës, e cila më vonë gjithëherë kthehej të na ndihte,

diku tek mbërrinim në kufi të ekzistencës”.

Ja kështu pra, nga ato pulitje qepallash kallpe ballë përkujdesjes fëminore,

ze fill i pari leksion i madh mbi atë dashje bote e cila bëhet sublime kur do e

dashuron. Edhe si fëmija kukullat, pa i thirrur hiç kryes nëse bota sakaq,

dashka dhe ajo a si!

Duke ndjerë kukullën e nderur në papërfillje mësohet si të japë e të jepet, në

një dhënie pa u zbehur a shtirur si kukull e vonët për Jungët e Fromët.

35 I diplomuar per Biologji dhe Juridik, piktor autodidakt, shkruan ese, poezi, poema,

përkthen, por veprimtaria e tij më e dendur është ajo turistike, e botuesit dhe

kuratorit të Galerisë ZENIT që e ka pronë të vetën. Gjithashtu, si botanist, prej më se

dymbëdhjetë vjetësh, Zejno drejton një shoqatë gjahtarësh, që ka në gjirin e saj

njerëz të apasionuar pas natyrës, artit dhe filozofisë. Ndërkohë ka një program

turistik që fokuson zejet kombëtare në pasuri dhe vlerë natyrore. Galeria ZENIT e ka

marrë emrin si seli e këtyre veprimtarive. Aty, veç ekspozitave të pikturës, ka edhe

lëvizje turistike, botime etj. Krenar Zejno është, ndër të tjera, autor i vëllimit „Epika

e dehur”.

100

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!