01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E VËRTETA – BIJA E KOHËS

ADEVĂRUL – FIUL TIMPULUI

GAZMEND KRASNIQI 97

Kodi i vërtetë i Da Vinçit

Nuk më ka rënë më rasti të kaloj nëpër Paris, saktësisht nëpër urën e vogël

(kurrë s’ia kam ditur emrin) që lidh atë anë të qytetit me ishullin ku ngrihet

gotika hijerëndë e Notre Dame, ura nën të cilën kalon shëtitorja e piktorëve

portretistë (kalonte, të paktën, sepse ndryshe nga piktorët e Sacre Coeur,

qenë të palicensuar), por edhe po të më bjerë rruga andej, nuk shpresoj se

mund ta takoj prapë Henrin (qoftë edhe për t’ia mësuar emrin e vërtetë, pasi

në këtë histori do ta përmend siç më qe paraqitur). Henri, i lindur dhe i rritur

diku në malin e Tomorit (fshat autokton, thoshte, se nuk ka asnjë vegël

muzikore), ditën që e njoha unë, ndodhej përmbi urën e larpërmendur, duke

më pritur, sepse, siç më tha, më kishte parë qysh në çastin e shfaqjes së

parë, pa u futur askund në sheshin e katedrales, ku duhej të gjeje vetë të

çarën në kordonin e vizitorëve të saj. Fakti që më kishte njohur prej

shtampës së bluzës (shqipja e flamurit tonë, rreth pesë cm e madhe) në

largësinë prej qindra metrash, më shtyu që t’ia komplimentoja humorin me

një buzëqeshje të lehtë: nuk e ndjeva të nevojshme ta shtyja më tej këtë

bisedë, sepse truri im qe troshitur pak nga takimi i parë me botën e

kryeqytetit të famshëm. Mirëpo kjo nuk më ndihmoi që të shpëtoja prej

Henrit: përcaktoi një makinë të kuqe, parkuar në cepin e rrugës ku qeshë

shfaqur së pari, dhe tha se lexonte targën e saj, pa pyetur për bezdinë time

me zgjatjen e tepërt të këtij humori.

97 Poet, prozator, eseist dhe shqipërues lindur në Shkodër më 1963, ku ka studiuar

fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi. Ka punuar për një kohë të gjatë si drejtor i

Galerisë së Arteve të qytetit. Aktualisht jeton e punon në Tiranë. Është autor i shumë

librave me poezi, tregime, I disa romaneve dhe dramave, për të cilët është vlerësuar

me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me

studime dhe përkthime. Është përfshirë në projektin e antologjisë “Poetët e rinj

evropianë”, të shtëpisë së mirënjohur botuese amerikane Graywolf (New York,

2008). Pjesë të krijimtarisë janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht,

italisht, gjuhë sllave etj.

350

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!