01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e sidomos ankesën, duke rishpirtëruar dinjitetin. Ajo që lëviz dhe

përshkruan lëvizjen mund të shtjellohet në mënyrë të paparashikueshme dhe

të panatyrshme, sidomos nën trysninë e pragmatizmit. Prandaj nga poezia e

Podrimjes nisin të tërhiqen foljet. Tendosja, të cilën foljet e zbutnin dikur,

mërgon tani drejt fjalësh të tjera, drejt përfytyrimeve të mëtuara në dhe nga

mungesa e foljeve, struket deri në shkrirje, duke krijuar kësisoj një poezi

thuajse të prekshme, por të prekshme deri në pikën ku s’mund të

shformohet. Poezia bëhet frymëzim dhe frymëmarrje dhe asnjëra nuk

vepron këtu si një folje, por si një realitet që ndërtohet shkallë-shkallë, si një

lutje e dyfishtë: për të mbijetuar shpirtërisht dhe për t’i forcuar ata që

ndjejnë njëlloj, por që nuk mund të shprehen në (uni)verse. Shpeshherë,

sikurse ndodh me poezinë e madhe, tek Podrimja gjithçka duket sikur

shkruhet vetë. Më saktë: qëniet, sendet, hapësira dhe koha duket sikur kanë

rënë në ujdi që të përcaktojnë një ligjërim dhe të bëhen të lexueshme me

shkuesinë e autorit. Poezia flet në një kohë kur jeta dhe vdekja mbajnë vesh,

mbetur pa gjuhë. Nuk janë të paktë autorët që besojnë se mjafton t’ua

krasitësh foljet disa përshkrimeve, t’u ndrrosh vendin ca fjalëve, të shtosh

ca gllënjka sarkazme të epërme dhe ke për të fituar vetiu zërin e Podrimjes,

mëninë e tij poetike, fuqinë për të folur ndër dhe nga brenda Dhembjes.

Nuk mjafton, ndërsa numuri i epigonëve dëshmon edhe një herë, megjithse

nuk është nevoja, se poezia e madhe nuk udhëhiqet nga muzat, por u prin

muzave. Prandaj poezia e Podrimes nuk shumëfishon dramatizmin e

lexuesit, por e shndërron në mençuri, në përvojë.

Kundërveprimi i rreptë ndaj padrejtësive është cilësuar si një përmasë e

rinisë pa pleqëri. Në një banesë të lumtur Vdekja rri në vendin e duhur. Në

kullën e Poetit mungesa e fëmijës të grabitur dikur, para përjetësimit të së

tashmes, është bërë rini e prindit. Ky e ka mposhtur vdekjen e

papërgjegjshme me flijimin e padëshirueshëm të birit, duke fituar kësisoj

mbështetjen e Vdekjes së epërme. Ajo ka zënë vend tani pranë Gurit, në

qëndër të UniVersit, e qarkuar nga fjalë-imazhe, në një marrëdhënie ende të

paqartë me pjesën tjetër të botës. Vdekja e papërgjegjshme ulërin si ujku i

uritur dhe i vëritet kullës. Por poezia e madhe nuk duhet t’i paguajë

ritmikishjt tribut vdekjes e madje as jetës. Në një vështrim më të gjerë, kulla

mishëron qënien e shqiptarit, rrethuar nga përfaqësues të të paftuarve, si dhe

të hiçit që përgjon mbrapa mirëkuptimit. Një poezi shkundulluese e shkruar

nga Podrimja flet pikërisht për këtë gjendje faktike dhe shpirtërore. Në

takofsh në udhë ujkun dhe shqiptarin, thotë dikush, vraj shqiptarin dhe fale

424

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!