01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

u përgjigj, kërsiti përsëri e përsëri për dy minuta të gjata. Kur ja u dëgjuan

hapat karakteristik të shegertit. Hapi derën. Shegerti buzëqeshi.

- Si ia kaluat zotëri? – pyeti shegerti.

- Shkëlqyeshëm” – tha ai.

- Po ju? – pyeti thatë.

- Shumë mirë zotëri, - dhe shtoi, - më pëlqejnë shumë këngët spanjolle dhe

shegat zotëri, - dhe pa nga dora ku mbante një shegë të çarë.

- A qe kush dje?” – pyeti me indiferencë ai duke qenë i bindur se jo.

- Po, – tha shegerti - qe Bili.

Bili ishte rritur në breg të liqenit të madh, ishte 1.90 metër i gjatë e

vazhdonte të rritej atje, ishte djali i hallës. Bili ishte i thatë në fytyrë, i

rreshkur nga dielli. Gjithë jetën e kishte kaluar duke peshkuar me koca

(metodë e veçantë e peshkimit, me kallama të thurur, ku peshku në

përgjithësi krapi futet brenda tyre dhe nuk di të dalë.) 1 Më mirë kuptohej me

peshqit se me njerëzit.

- Çfarë të tha? – e pyeti ai shegertin.

- Çfarë deshe të thonte zotëri?! Hodhi një krap në lavaman e iku, - foli ai

mospërfillshëm ndërkohë që lagte një lule të rrallë e dukej sikur po

urinonte. Në lavamanin e mbushur me ujë vazhdonte të notonte ngathët

krapi me gojën hapur.

Ditën tjetër ai u nis në perëndim me idenë për të mos u kthyer më,

megjithëse e dinte se kishte një karakter të luhatshëm.

1) Nga ku ka dalë shprehja mbeti si krapi.

Kasaforta

U zgjua i shastisur, sikur të kishte pirë alkool e duhan gjithë natën. Sytë i

shkuan në tavanin e plasaritur. Nga një plasë vazhdonte të pikonte (pik –

pik) mbi një poster ku shkruhej: “Seksi lufton ulçerën”, shiu i një nate më

parë. Sytë i dalluan një fije merimange të vetmuar. Filloi ta kundronte. Një

mushkojë po e pickonte në majë të hundës, por meqë ishte vegjetarian nga

natyra, nuk e hëngri, e mbyti. Vazhdoi ta ndiqte fijen e merimangës ashtu

kot. Kështu bënte çdo mëngjes. Kjo gjë sikur ia shëronte ankthin që e

pushtonte sapo zgjohej.

Kur ç’të shihte, një kasafortë e stërmadhe varej në fijen e merimangës!

Rrezet e diellit, që përplaseshin mbi faqet e kasafortës, ishin e vetmja forcë

që e bënte atë të rrotullohej rreth vetes. Ai u friksua, u habit, u magjeps

njëherësh. Gjithmonë kishte pritur t’i vinte diçka nga qielli, por se do vinte

diçka nga tavani, (përveç leskrave të gëlqeres, sovasë dhe ujit kur binte shi,)

kurrë s’ia kishte marrë mendja!

Pyeti veten se ç’farë po ndodhte me të. Nuk gjeti përgjigje, kështu që i tha

vetes: “Mendo, mendo”.

322

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!