01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sepse drama kosovare dhe mbarëshqiptare, ende nuk ka marrë përgjigje.

Dhe kur shumë vetë bëjnë çmos që ta anashkalojnë vuajtjen vetjake dhe atë

kolektive, kur jo pak të tjerë mezi presin të zhvatin dekoratat e caktuara për

vuajtjet e tjetrit, qoftë edhe duke e dekoruar këtë, - njëlloj sikur dekorata të

qënkej nëna e vuajtjes, - e folmja në emër të Vuajtjes së thellë njerëzore

tingëllon patetike ose e stisur. Por Podrimja dikton një tjetër strukturë të

ligjërimit, madje edhe të leximit të poezisë. Ai nuk ndalet vetëm në një apo

dy degëzime të Dhembjes (për dashurinë e përdhosur, për atdheun e

shkretuar e të plaçkitur, për hipokrizinë e rëndomtë, për sahanlëpirjen dhe

demagogjinë, që e çojnë botën në humnerë, për njeriun e poshtëruar e të

huajsuar, për shpirtin e rrënuar, për prindër përjetësisht në zi etj), por

njësohet me vetë Dhembjen e qënies që ende ndodhet në trup - dhe i

rrëmben butësisht vetë gjuhën.

U dynd Poeti në shtëpinë e Vdekjes dhe i rrëmbeu ligjërimin…

Poeti Ali Podrimja shfaqet në shkrimin shqip të mesviteve ’60, kur hapësira

perëndimore e Evropës e mbante lindoren në një farë oborri të mbyllur, apo

burg të hapur, por deri në cak të oborrit. Izolimi s’mund të ketë asnjëherë

një “prind” të vetëm, ndërsa zgjatja e tij në kohë e mpak hapësirën, e bën

frymëzënëse dhe ul çmimin e lëkurës. Mos vallë Perëndimi ka dashur të

shohë sa është në gjendje të mbajë lindori fatkeq, apo ka synuar ta përhapë

vdekjen e papërgjegjshme, trupore, motër e kësaj bote dhe jo e qiellit? Pó

Perëndimi, duke ndryshuar klishetë e parrullave të dikurshme, por duke ua

ruajtur thelbin, i shpërdoroi deri në bjerrjen e fjalëve burimore, e

shpirtmadhësisë, e empatisë, e detyrimit njerëzor për ta përfytyruar veten,

qoftë edhe përkohësisht, gjer edhe thjesht për kurreshtje shkencore, në

vendin e sivëllait, për të mbërritur deri tek humbja e Hirit, aq sa u katandis

vetëm në gjendjen e soditësit. Perëndimi nuk merr pjesë drejtpërdrejt dhe

nuk përfshihet në dramën e mirëfilltë, ama dëshiron ta udhëheqë fatin e saj.

Rehatia ime vlen më shumë se vuajtja jote, duket sikur thotë, megjithse ti je

i gjallë dhe i munduar, ndërsa unë i nginjur dhe i ngurtësuar. E çfarë pastaj

nëse…

E çuditshme është që të ngujuarit në skenë i ka pushtuar euforia dhe besojnë

se po rindërtojnë nga themelet botën mbarë. Poezia shqiptare kalon nëpër

një periudhë kënetore, ku Shpirti përndiqet e poshtërohet ashtu siç as poezia

nuk arrin dot ta rrëfejë. Diktatura i bind përfaqësuesit e metastazikut

realizëm socialist se janë feneri i komunizmit në botë dhe se pjesa tjetër e

planetit s’ka asnjë rrugëdalje mbijetese, nëse nuk përvetëson mësimet e

internacionalizmit proletar. Gjoja jo paranoja na mban të vetërrethuar, duke

422

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!