01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Historia e flijimeve idealiste është mjaft e pasur dhe shkundulluese. Një

pjesë e tyre duken si të shartuara me legjendë e me përrallë, dhe, po të

përsëriten në kushtet e sotme, do të trandin më pak vetëdije e do të

rrënqethin më pak njerëz. Pa hyrë në imtësi teologjike, mjafton të citojmë

ato që Shën Pali shkruan në Letrën drejtuar Hebrenjve 11, 12 për disa nga

idealistët e kohërave kur Zoti nuk qe mishëruar mes nesh, kohëra që quhen

edhe të durimit të Perëndisë: “Meqë i zunë besë fjalës së Perëndisë, ata

luftuan kundër mbretërve dhe dolën fitimtarë. Sunduan me drejtësi dhe

përjetuan se si premtimet e Perëndisë u realizuan. Ata e mbanin gojën e

luanëve të mbyllur dhe shuan nxehtësinë e zjarrit. I shpëtuan vdekjes së

dhunshme. Ishin të dobët dhe u bënë të fortë. Luftuan në luftë si heronj dhe

dëbuan ushtritë e huaja. Gratë që i zunë besë fjalës së Perëndisë, i rifituan

të vdekurit…”. Kurse pjesa tjetër “vdiqën nën torturë. Refuzuan të

këmbenin mohimin e fesë me çlirimin e propozuar, sepse ishin të bindur për

një jetë më të mirë dhe të re që po i priste. Edhe të tjerët u vunë në lojë, u

rrahën me kamxhik, i hodhën në pranga dhe në burg. U vranë me gurë, u

sharruan dhe u therrën me shpatë […] Bota nuk ishte e denjë që njerëz të

tillë të jetonin në të” 77 .

Monsinjor Vladimir Gjika i njihte kohërat e skëterrshme që po vinin dhe, në

njëfarë mënyre, i priste. Jo me cinizmin e atij që di se shkatërrimi i botës i

sjell shpëtimin e shpirtit, sepse të zgjedhurit jetojnë në një humor krejt të

ndryshëm nga ai i të paftuarve, i ateistëve apo i njerëzve të zakonshëm. Ky

humor është pjesë e Parajsës dhe përjashton çdo lloj cinizmi. Monsinjori

pret ardhjen e kohërave të zeza ashtu siç pret një zog çastin kur do të

fluturojë për herë të parë. Dhe Monsinjori di edhe diçka që pothuajse askush

nuk e ka shprehur drejtpërdrejt: që ideali i Shenjtëve është njeriu i mbetur

pezull mes qiellit dhe tokës, mes besimit e mosbesimit, mes shpirtit e

mishit, njeriu i mesëm, i përditshëm, ai që aq dhimbshëm e pamëshirë

ndryshon nga shenjtët. Treçerek-i-vdekuri është ideali i të pavdekshmit,

agonia – ideal i Frymës. Prandaj asnjë nga të përndjekurit e shoqërisë, të

natyrës dhe të fatit nuk ka qenë, nuk është dhe s’ka për të qënë i huaj për

Monsinjorin, pavarësisht nëse në tokë vijnë kohëra vrastare a të qeta. Edhe

njëri nga kushtet themelore për lumnimin dhe shenjtërimin 78 zyrtar të dikujt

është jo aq mënyra si vdiq, jo aq mrekullitë që kreu para e pas vdekjes, se sa

fryma e bamirësisë, e përkushtimit ndaj bashkëkohësve dhe ndaj njerëzimit

në përgjithësi, shenjtëria dhe ngritja e virtyteve gjer në heroizëm.

Dy kohë – vetëm një shpëlarje truri

77 Dhiata e Re dhe Psalmet, GBV 1991 by permission, f. 402.

78 Procesi mund të zgjatë nga disa vjet deri në disa shekuj.

277

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!