01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Poemë

Këtu tek ju qahet dhe pihet duhan mre-ku-llisht!

i thashë barmanit, se shpesh, tek tryeza buzë dritares

natën vonë kam psherëtirë

duke menduar se ti je larg, larg dashuria ime

e s’do të të shoh më kurrë.

Kurse kjo „fytyrë e vajosur si ndonjë dryn”

Gulçonte e hukiste mbi gotë që ta mbushte me avull:

"Zotni, do të ishim të nderuar të qanit tek ne

do të ishim të nderuar të pinit duhan! Dhe, që të qajmë sëbashku,

për nderin tuaj, po i heq vetes dy shpulla!

Për nderin tuaj po i fut vetes edhe një shpullë të tretë!

Gjithsesi, në kulturën rumune qahet tejmase

Sepse, me nder jush, jemi një popull qaramanësh!”

Dhe e vuri butë kokën e tij prej engjëllushi plak mes gotash –

hënë mes kodrash të dëboruara.

E pijetorja qe plot: tre-katër burra në një tryezë

Kërrusur si urithët mbi tavlla.

(Fytyra të shtrembuara nga dhimbja

e të heshtura si në ëndërr).

Pastaj bujti mesnata, pastaj iku mesnata

dhe gungat nisën të dridhen, të ngrihen e të ulen,

sikur secili të kish nga një pulë deti nën tesha

me kthetrat ngulur mes brinjësh. Kurse barmani endej mes tryezash duke

kënduar:

„Po unë si të të harroj, harroj, harroj

kur puthja jote është kaq e ëmbël!”

Atëbotë pulat e detit nxorrën kokat nga jakat, si gjarpërinjtë,

flamuj me xhufka të kuqe pranë secilit vesh, flamuj të ndyrë, me mjekërza

dhe vajet kalonin si lypësa nga një tryezë tek tjetra:

"Glu-glu-glu, Maria, pse më le?

Glu-glu-glu, Maria, pse ma drodhe?

Glu-glu-glu, Maria, për ty mbajta burgun!

Glu-glu-glu, Maria, si t’ia bëj me pesë fëmijë?"

E çdo tryezë

qe si një shtëpi

me tre-katër qyngje që tymosin

e ne pinim me bërrylat mbi çatira.

65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!