01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ja tek na dëfton edhe ky (idhull i Kafkës) drynin e parajsës dhe kerubinin që

na rri pas krahëve.

Bën be që s’e ka kyçin, dhe na nis “të marrim udhët përreth botës dhe të

hapim sytë mbase e gjejmë hyrjen nga deriçka e pasme”.

Pastaj na tregon hijen e shtrembër që i bëjmë dheut, shtegut të gabuar që

njeriu paska zënë mes dy skajeve pa krye, “kukullës – materie e kulluar dhe

Zotit – shpirt i kulluar”.

Më tej na fryn në vesh se si “gjendet të paktën ajo prehje e paqme, kur

njohuria të ketë përshkuar, si me thënë, të pafundmen; ashtu siç shpërfaqet e

dlirë dhe njëherësisht, tek ajo lloj ngrehine prej njeriu e cila ka o asfare o

një pafundësi vetëdije, pra ose tek kukulla ose te Zoti”.

E pra, kësisoj këto kukulla gjysëm qenie - gjysëm gjëra, këto nimfa mitike

(sipas Borgesit është gjuha shqipe e dallon sirenën nga vajza e valëve, duke

na shtirë në mend se të parët tanë dinin mjaft mbi bukurinë përrallore,

harmoninë, madje dhe trajtat e përsosmërisë) që shfaqin shpërfilljen më

mizore e të përjetshme të papërgjigjes, i shpallen fëmijërisë si mësuesi i

parë i filozofisë dhe artit të krijimit. Por edhe si një mësues gjysëm Pinok e

gjysëm Xhepeto...

Është Xhepeto që ka bërë Pinokun apo Pinoku që e bën më njeri këtë të

fundit? Kjo është e ç’është! Të fundit? Ç’po them? Mbase numërimi në

botën e kukullave nis nga fundi.

Kushedi prej ç’keqkuptimi të tillë gjuhëzimi, Vallery ka shprehur atë të

vërtetë zanafillore:

E para ishte përralla.

Po, po, “e vërteta më e vërtetë është përralla” - e mbështet gjeniun dhe

dashnorin e miteve, edhe adhuruesi i tij, italiani Calvino. Gjithë ky

gjenalitet... nën robërinë e miteve.

E si të mos mbetesh peng i mitit? A nuk i kemi krijuar ato për të qenë peng i

tyre.

Asgjë nuk është kaq e përjetshme sa ato që nuk kanë ekzistuar kurrë, mitet.

Mitet janë shpirtrat e bëmave dhe dashurive tona, thotë Valery.

Ndaj jemi pengjet e femijërisë sonë, të botës mitike të kukullave dhe

lodrave, pse na gatisin, përrallë ndër përrallë, lodër mbi lodër e kukull pas

kukulle, të mbajmë peshën e botës së rëndë të miteve megjithë haraçin e saj,

...e të rrimë qoftë si shtrembër, por të flasim drejt.

Sa më shumë largohemi prej tyre, aq më tepër mbulojmë me dhera

Atlantidën që kemi brenda nesh, në vend që dheu e plehu të ndihnin për të

mbjellë dashurinë, moralin, etikën dhe estetikën e qytetërimit që rrekemi të

përballojmë.

102

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!