01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KRITIKË / CRITICĂ

LAURANT BICA

Naimi dhe muzat greke

Nga libri “Naimi në Kostandinopojë”

Ndërsa ishim duke i vënë pikë studimit tonë për Naimin në kërkim për të

saktësuar një të dhënë në botimet greqisht të tij, na ra në dorë një libër i vitit

2000 i studiuesi Dhori Qiriazi, në dy gjuhë: greqisht e shqip, për

krijimtarinë e Naim Frashërit, me titullin “O eros” (Dashuria). Në të

përfshiheshin tri vepra të Naimit tonë: “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”

(1886), “Dashuria” (1895) dhe “Iljadha” e Omirit (Kënga e parë), përkthimi

i saj në shqip (1896). Në të hartuesi i botimit, Dhori Qiriazi, na i jepte këto

krijime naimiane për herë të parë në dy gjuhë – greqisht e shqip. Zaten, dy

të parat origjinalet ishin shkruar greqisht prej Naimit dhe në krah jepeshin

përkthimet e tyre, të bëra më pas nga të tjerë. Ndërsa me “Iljadën” jepej

origjinali greqisht i Homerit dhe përkthimi i vjershëruar shqip i Naimit.

Botimi në këtë mënyrë i tyre – greqisht e shqip – ashtu edhe i

“Ëndërrimeve” (Tehajylat) vite më parë, në persisht e shqip, nga studiuesi

Jorgo Bulo, krijojnë hapësira të reja për studiuesit e sotëm të kulturuar e të

nesërm, njohës të gjuhëve respektive, për të thënë një fjalë të re më të

kualifikuar për poetin tonë të kombit. Në librin e vet Dhori Qiriazi shkuan

një parathënie me mjaft interes, Sa mirë do të ishte që, sikurse

„Ëndërrimet“, të kishte një studim hyrës, siç ka bëtë studiuesi i letërsisë

sonë, zoti Jorgo Bulo. Megjithatë, duke e shfletuar atë, gjetëm disa

konstatime dhe ide me vlerë, që na tërhoqën vëmendjen, tek të cilat do të

ndalemi më poshtë. Në fillim të veprës së parë greqisht “Dëshira e vërtetë e

shqiptarëve”, botuar në Bukuresht, Naimi ka një kushtim, që flet shumë për

të, aq më tepër që ai ishte në hapat e para të krijimtarisë. Ai shkruan:

“Nënës sime të ëmbël, Shqipërisë, Asaj që më dha gjithë forcën që kam”.

Dhe këtë ai e bën pikërisht në një botim në gjuhën greke, nëpërmjet të cilit

ai i drejtohej kryesisht një auditori të huaj, duke mos mohuar edhe

shqiptarët e shkolluar në shkollat greke brenda e jashtë perandorisë,

sigurisht, ata të krishterë.

Pas veprës “Ëndërrimet”, që është botimi i parë i tij në gjuhë të huaj, në

persisht, brenda Perandorisë Osmane, duke mos llogaritur krijimet e tij

shqip në revistën “Drita – Dituria” (1884-1885), vjen botimi i tij i dytë,

prapë në gjuhë të huaj, këtë radhë greqisht dhe jashtë perandorisë.

Natyrshëm, vetvetiu lind pyetja: pse Naimi boton përsëri në gjuhë të huaj,

ende pa nxjerrë një botim shqip?

249

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!