01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

osmane. Jo thjesht si gjuhë për ta folur, por në tërë gjerësinë e gamën e vet,

aq sa ishte në gjendje të përkthente në këtë gjuhë, të shprehte me mjetet

artistike dhe jo vetëm atë të kësaj gjuhe, arritjet më të mira të mendimit

botëror në fushën e poezisë, të përkthente Homerin, atin e poezisë, siç e

quan vetë. Gjuha osmane kishte, deri në kohën e Naimit, 6 shekuj jetë, 6

shekuj në të cilën krijohej një letërsi e tërë e sidomos në lëmin e vjershërisë.

Edhe ajo nuk ishte e pakët, ishte gjuha zyrtare e një perandorie. Dhe Naimi

tregon se ndonëse ishte shqiptar, ai e dinte atë me rrënjë, e kishte si gjuhën e

vet të mëmës. Ai e kishte folur, shkruar e perfeksionuar që nga vegjëlia në

sallonin e teqesë bektashiane të Frashërit me baballarë e dedelerë të shquar

me kulturë të marrë në Harasan, Iran, Stamboll, Kairo e gjetkë, pa folur për

atë se ajo ishte gjuha e përditshme e tij e komunikimit dhe e leximit.

Me botimin e „Iljadhës“ së Omirit në osmanisht Naimi fitonte edhe dy

dyluftime të tjera, atë të greqishtes së vjetër dhe të gjuhës së perandorisë,

osmanishtes.

Le të ecim më tej.Pas botimit të këtyre tre veprave radhazi (1884 dhe dy të

tjerat më 1886) botohet në Bukuresht poema „Bagëti e Bujqësia“. Naimi,

pasi e ka afirmuar veten në katër gjuhë, duke e bindur elitën ballkanike dhe

atë mbarosmane dhe më tej edhe atë iraniane e më gjerë në Lindje për

aftësitë e tij në fushën e poezisë, pasi e ka afirmuar veten si njohës dhe

mjeshtër i poezisë edhe të asaj mëme traditë si persiane, greke e vjetër,

greke e re dhe të asaj osmane, ai i përvishet punës për të krijuar traditë për

një gjuhë të re, gjuhën shqipe, gjuhën e vet të nënës. Askush nuk mund ta

akuzonte në opinionin intelektual se ai po i hynte si „axhami“ një pune të

vështirë dhe të parealizueshme. Ai u kishte treguar se ishte një mjeshtër dhe,

po të vazhdonte të shkruante në secilën prej këtyre gjuhëve me traditë, qoftë

edhe atë osmane, që kishte traditën më të shkurtër (6 shekullore) mund të

bëhej me emër, një nga poetët më me famë. . Naimi nuk preferoi këtë rrugë,

që do të ishte në njëfarë kuptimi „më e lehta“, por ai zgjodhi një terren

pothuajse djerrëdhe aty ai u fut me tërë aftësitë, kulturën e talentin që

kishte, i vendosur për të pasur sukses. Edhe këtu qiti „dorashkën“, por ia qiti

jo një gjuhe të huaj, traditës së huaj në poezi; ia qiti gjuhës së vet, ku nuk

kishte asgjë në shesh. . Dhe ndofta kjo ka qenë sfida dhe beteja më e

vështirë për Naimin, që pothuajse nga hiçi ai të ngjallë një traditë, të hedhë

vetë themelet e një tradite. Kjo „betejë e katërt“, tashmë me gjuhën e

mëmës, ka qenë më e vështira, ndofta dhe më e lavdishmja, që e bëri të

pavdekshëm emrin e tij, sepse ai e nxori me krijimtarinë e vet poetike këtë

gjuhë nga harrimi dhe populli i dha dekoratën më të madhe që nuk ia dha

asnjë akademi e ndonjë popull tjetër për poezitë e veta. Populli e quajti

„Bilbili i gjuhës shqipe“. Vepra, apo më mirë të themi kryevepra e tij,

poema „Bagëti e Bujqësia“ është dëshmia më e mirë për këtë. Kjo është

edhe një nga arritjet më të mëdha të Naimit, ndofta më e madhja në lëmin e

poezisë. Ai jo vetëm thuri një poemë me vlera të jashtëzakonshme në të

254

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!