01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nuk e dimë nëse miti e merr rrjedhën tek burimet e Testamentit të Vjetër,

apo ngjet e kundërta.

6.

Gjurmët prehistorike prej Abelit biblik gjer tek Abili i sotëm bashkëkohor

janë fshirë, sepse, po të perifrazonim Agambenin, ardhacaku ka humbur çdo

të drejtë dhe nuk i rresht përpjekjet për t’ u asimiluar në gjirin e një

identiteti të ri, në këmbim të një përçmimi të sigurt.

Por është një etni që nuk e pëlqen këtë përçmim. Ata janë arixhinjtë,

mbartës të një qytetërimi të kahershëm, me muzikën e çuditshme, ritualet

stinore, me sjelljet e shpenguara, dhe veçanërisht me zjarret. Pranë atyre

zjarreve ata mblidhen ritualisht, hedhin në ta thërrime buke, a thërpele të

gjelbra marsi, dhe mërmërijnë formula lutjesh, a magjish. Tek ai zjarr është

flaka e moçme e Heraklitit, elementi zanafillor i gjenezës së botës. Abelianë

të poshtëruar prej qytetërimeve tona, nisen në shtegtimet nomade, mbi

samare mushkash mbajnë djepet e varur anash.

Në Shqipëri nuk ka më të poshtëruar se ata. Ky vend e ka të pamundur të

pranojë kulturën e Tjetrit. Të katundarëve, ciganëve, vllehërve e me radhë.

Ai i fut të gjithë poshtë tendës strehëngushtë së përemrit “Ata”.

7.

Ata... fonemografia e të cilëve është aTa: T-ja është vetvetja krahëhapur (pa

kokë), e cila ka formën e një balance egocentriste, kurse a-të janë modele të

parëndësishme gështenjash, iriqësh, a buburecësh të tjerë...

E dimë se shumë nga vendalinjtë e vërtitin çengelin e argumentave në muret

e bedenat e të djeshmes, të krenarisë historike, dhe bash kur ngjiten tek këto

bedena tundin një flamur të lerosur për faqe të zezë. Janë më së shumti

njerëz që duke mos patur një madem vlerash brenda vetvetes e kërkojnë ato

së jashtmi: tek etnosi kolektiv, tek eshtrat e ngjarjeve varrosur në gropat e

kujtesës. Dhe në mundshin të gjejnë makar një eshtër të vetme, e tundin atë

në erë, e varin si hajmali bizoni në qafë.

Urrejtja e bujkut ndaj nomadit, vendaliut ndaj jabanxhiut, evropianit ndaj

refugjatit, mund të jetë më e hershme dhe se vetë motivi biblik. A s’ e

ndjeni tek kjo urrejtje duhmën e tufave të bishave, sytë lëbyrës të ujkut kur

ndesh qengjin, zilinë e pagjasshme të hardhucës për zogun?

Po pyetja mbetet: ç’e bëri thikën Kaini pas vrasjes? A mos vallë e hodhi në

humnerë? Sepse qysh atëhere dhe deri më sot, siç vëren Lacani, njeriu

s’është gjë tjetër veçse banori nomad i greminës...

437

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!