01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

GEORGE ISTRATE

Njeriu i ndërprerë

(Poemë dramatike)

460

Motto:

Trup që falë fjalëve rron ti

varre janë librat e mi

bardhë ngritur mbi ledh me dhé

janë i vogëlthi im mauzolé.

(g.i.,4 prill.2003)

ZOTI: … jam pafundi i panisur...

I PALINDURI: Po ti ku je, mëmë e askujt? Dora ime e vogël nuk të cek, si

zambaku kënetën. Eja, nëm ushqim, që të jem, të bredh në tingull, nëm

veshë të të dëgjoj se si më lind nëpër trandjen e dhembjes. Mos ki droje nga

unë ngaqë të ngjaj. Një gozhdë ngul në qiell kryqin tim të pandodhur dhe të

lagur prore në lëngun embrional të shkëputjes. Nëm himne ta dëgjoj edhe

unë tingullin e jetës dhe eja brenda meje, në shpellën e prehërit tënd të

shumëlavduar.

ATI: E kam mbuluar llampën me mushkëritë e mia të shpërthyera. Zoti ishte

shëndoshë e mirë. E dërgoi kumtin, të cilin e zmadhova nën një lupë-femër.

I PALINDURI: Jam ende rënkim, jam ende bërthamë, jam ende natë

sferike…

NËNA: Pata nisur të të mbaroj dhe pikërisht po t'i sajoja qepallat, sepse aty,

tek unë, kish mbetur ende pak dritë.

I PALINDURI: Më pjerrnin disa zogj të çuditshëm prej avulli të imët dhe

rrëshqita në ujin e amëshuar...

NËNA: E plagosur është dita nga jashtë – nga brenda është e bardhë si

qumështi im…

ATI: I fajshëm është çasti – rrudha e kohës e keqe! E kam djegur urën mes

fjalëve, i kam lëpirë thembrat e shqyera udhëve dhe jam kthyer në frerin tim

të ndryshkur, duke e zvarritur mishin nëpër kalbësitë e jetës.

NËNA: Syri m'u valua duke këqyrur nër ovula. Ti ku je dhe ku pluskon, bir i

shqetësuar? Kam rroba të vogla të të vesh, por nuk i kam eshtrat e tua, as

supet e tu. Kam qumësht që e derdh nëpër monopatet e botës. Ti ke qiellin

tënd të rrumbull mbi të cilin as ëngjëjt nuk guxojnë të flatrojnë.

ZOTI: Jam Pika E Vetme në Pafundësi. Rënkimi im është tërmet. Ndjej frikë

nga vetvetja; përmes pasqyrash shihen copëzat e ish-kohës. Para se të jem, nuk

kam qënë asnjëherë. Jam mik me përjetësinë. Mosqënia juaj njerëzore më

përket, ajo rindez krejt terrin. Oh, sa e dhimbshme qënka të mos kesh hije…

I PALINDURI: Ç'natë e gjatë m'i mbulon tëmthat? Rëndshëm punoj në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!