01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pllaqi, të shtypur, budallaqe, të troçtë, kaba. Bathore: gati-gati shqiptohet

Bythore.

Simetria që kërkohet si mbështjeje për të mbajtur imazhin është “tironsi” i

vjetër, denbabadenasi. Ndërkohë që ne e dimë se ky tirons s’ është kush

tjetër veçse hallvaxhiu injorant, me brekushe e tespie. Është njëlloj sikur

njurorkesit të sotëm t’ i vendosësh për balancë indigjenin e djeshëm me

pupla në kokë e tatuazhe në shpinë. E gjithë kjo urrejtje e ka zanafillën tek

thika e Kainit...

4.

Por, me të vërtetë, ku e çoi thikën Kaini pasi vrau vëllanë, Abelin? E nguli

në mishin e tokës dhe ende s’gjendet dora ta shkëpusë andej? Apo mos vallë

kjo thikë është tjetërsuar dhe ka marrë pamje e dukje të tjera? P. sh, a mos

vallë është selvi e mbirë pranë varreve, pranë kishave? Apo mos është

modernizuar dhe ka marrë pamjen e një bajonete karabine, apo është bërë

majë rakete?

Po sikur të hamendësojmë se është flakur në det dhe, siç thotë në një poezi

Robert Sabatier, është bërë peshkaqen që vërtitet detrave dhe oqeaneve?

Apo, mos vallë, ajo thikë s’ është pos tjetër veçse habia jonë e shfaqur në

formën e një pikçuditëseje (!) ? S’ e dimë.

5.

Më vjen në hatër një shprehje e Diktaturës: shqiptari është i lidhur me

atdheun si Anteu me tokën. Cok tek figura mitike e Anteut kemi

shëmbëlltyrën më të mirë se si simboli tjetërsohet në të kundërtën e vet, në

diabol.. Anteu ishte biri i tokës, vendaliu. Në të gjitha ftillimet mitike

këmbët e tij përfytyrohen si rrënjë pemësh, a zarzavatesh, të lidhura

pazgjithshëm me tokën. Toka i ushqen me plehun e vet këto rrënjë, i rrit, i

zhvillon. Aty qëndron dhe forca e tij mitike, tek toka. Të gjithë nacionalistët

janë kapur pas ikonës së tij. Ta duam atdhenë si shqiponja folenë. Atdheu

është krijuar nga hiri i të parëve. Anteu është heroi i klisheve të gatshme,

rutinori, i frikuri, provinciali.

Ndërkohë Ikari është kuturisësi, aventurieri, ai të cilit shtëpia i bëhet varr

dhe mëton hapësirat e gjera. Sigurisht dëshirat e tij mund të kenë krahë të

dobët fluturash, krahë të lidhura me dyll bletësh. Ai edhe kur është rrëzuar

“bëlldym” përmbi tokë, krahët e balonës së tij s’ kanë bërë gjë tjetër veçse

kanë lëvizur ujrat e fjetura të moçaleve rutinorë të tokës. Ikari s’ ka varr.

Toka e Anteut është shtëpia e qenies, kurse qielli i Ikarit është hapësira e

fantazmave. Anteu ka lenë nga pas djepe, Ikari ka lënë më shumë varre.

436

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!