01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ndonëse togfjalëshi estetika e misterit ndodhet si titull i një shkrimi të këtij

libri, megjithatë ky nocion bart diçka nga esenca e kërkimit tim në akëcilën

vepër letrare. Mbi të gjitha, në këto shkrime, përveç paraqitjes së librit para

lexuesit, s'do mend se është kërkimi i harmonisë estetike ajo që e ka

provokuar dhe preokupuar autorin e këtyre rreshtave. Shkrimet e botuar në

faqet e shtypit të përditshëm dhe atij periodik doemos se iu nënshtruan një

përzgjedhjeje dhe sërish u rimorën nëpër duar dhe iu bë ndonjë korrigjim i

vogël sa në tituj, sa në tekstin vijues, me qëllim që t'iu iket përsëritjeve të

panevojshme dhe, kur e kur, me qëllim të saktësisë së tyre. Shkrimet për

disa libra që nuk u futën në këtë zgjedhje ose nuk i plotësonin kërkesat e

mia, si realizime krijuese, ndërsa disa të tjera u lanë për një rast tjetër, pas

ndonjë ripunimi.

Ndoshta me shkrimet e këtij libri, edhe nëse nuk ngrihet a nuk ulet vetëdija

letrare ndër ne, së paku do të dëshmohet sa për titujt, sa për disa nga vlerat e

tyre, sa për dijen e vlerësuesit të tyre, po aq (siç u tha më lart) për

konsideratën ndaj librit, në kohën kur ai për shumë kë është bërë i huaj, por

pa të cilin nuk mund të ndërtohet kurrë civilizimi modern, që do të duhej të

mbetej një synim i përhershëm yni.

411

Prishtinë, (2002-2007)

* Ky tekst është botuar si hyrje e librit, me titull “Estetika e misterit”, të autorit

Ragip Sylaj. Teksti botohet me ndërhyrje të vogla nga autori dhe me mestitujt, si

lehtësi për lexim.

Dy monografi të reja në rumanisht

Shtëpia Botuese Librarium Haemus e Shoqërisë Kulturore Shqiptare

Haemus, nxori kohët e fundit në Bukuresht dy vepra në rumanisht të

akademikut shqiptar Kopi Kyçyku: „Algjeria - e kaluara dhe e tashmja"

dhe „Historia e shkurtër e Azerbaixhanit". Këto dy monografi historike u

shtohen të tjerave të këtij lloji, që Kopi Kyçyku ka shkruar e botuar në

rumanisht, si „Historia e Shqipërisë", „Historia e Maqedonisë",

„Ataturkizmi dhe Turqia në Mijëvjetshin e Tretë" etj.

Duke shfrytëzuar, si gjithmonë, burime të shumta e të larme dokumentare

në arkiva, biblioteka, muzeume dhe në qëndra të tjera shkencore, autori,

edhe këtë herë ka mundur të bëjë sinteza të argumentuara me bosht

veçanësitë e traditave, kulturave dhe qytetërimeve të një vendi

afrikanoverior (Algjeria) dhe të një vendi kaukazian (Azerbajxhani). Vlen të

theksohet fakti që, është hera e parë që lexuesi rumun merr në dorë

monografi historike të mirëfillta për vendet e sapopërmendur.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!