01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Thashë dy vargjet e tij për atë vetë, Veronikjen. E gjora vajzë, nënshtruar

me besë, se do t’i lejoja pak nostalgji për një kohë që ishte dhe nuk ishte. Si

muzika. Nuk e dëgjon kur luhet, po kur mbaron e kupton nga të ka çuar.

Hapi baulen me pafka bronxi e zhguall breshke ku ruante shenjat që kishin

këmbyer, kartolinat, strofat e palidhura në vjershë, gjethe nga të vjeshtës së

tretë, librat, lulka behari të hekurosura, për shumë vjet u sollën me

dashurinë si gratë e vendeve të dëborës me një kokërr frut që e mbajnë në

pëllëmbë dhe pa e ngrënë e pa u ngopur kurrë së përkëdheluri me fjalë, si

gratë e vendeve të dëborës një kokërr frut, Veronikja dhe Mihai lavdëruan e

lavdëruan me fjalëza dashurinë. Njësoj dëgjonin nga njeri - tjetri gjithë

begatinë e Danubit Blu luajtur vetëm me tre fisarmonika.

E rrëmbeu bukën e pjekur që ia mbështolla me lahurinë e bardhë dhe

fluturoi, por shumë shpejt u kthye për të më treguar masakrën, fryt i

çmendurisë së përbashkët të të dyve për bukën e përditshme. I kishte klithur

prapa hekurave:

- Miha, ta bëra bukën e ngrohtë!

Ai kishte vrapuar e ndërkohë tërhoqi pas ortekun e të krisurve të tjerë.

Shtrëngonte diskun ende të nxehtë të bukës me buzëqeshje Veronikjes

kafshoi një gojë bukë. Shokët tentuan t’ia merrnin, por ai nuk e lëshonte,

derikur të çmendurit ia prishën atë bust të bukur gjeniu, me gurë. Studentët

do ta përmbaronin paskëtaj masakrimin, ia shkulën mendjen për ta peshuar.

Truri i Mihai Emineskut pati të njëjtën masë me të Shilerit, të cilin ai e

kishte autorin e zemrës.

Veronika po vdiste nga dhimbja. Ky numër që i funksiononte për bukuri me

të tjerët, me mua nuk i shkonte. Përsëfundi, duhej të bëja paqe me

zonjushën Veronikje, thaçkën me gjoksin lart, që i pëlqente aq shumë

dantellat blu dhe ta merrja në trupin tim, dy herë më të gjerë se të sajin.

Edhe sot i mblodha me një gjysmë misri të zier, kalamajtë e mëhallës, si

asaj dreke qershori, kur gatova me një frymë e i çova më mendjeçartur se ai,

bukën Mihës, dhe kënduam me fëmijët gjithë gazmend në udhëzën

kodrinore ndanë fushave me panxharsheqeri të kuq përmbytur nga shirat e

vjeshtrave, vargjet e Yllit të Pamort:

Pavdekësinë më kërkon,

Të të puth njëherë?

U ngjita deri këtu.

Kam mbështetur kokën në po atë portë manastiri që Pleqtë e Parë e ndërtuan

me aq dyer saç ditë ka viti ku e ndiej se s’kam për të zbritur më.

319

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!