01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ARTE

BAJRAM SEFAJ

Një njeri, sa një qytet...

(Ri)botohet me rastin e dyvjetorit të vdekjes se piktorit Irahim

Kodra. Vepra artistike e këtij piktori të madh shqiptar, për të

cilin poeti francez, Paul Eluard, atëbotë kishte thënë: “Kodra

është primitivi i një civilizimi të ri”, është e njohur dhe tejet e

çmuar në të katër anët e botës.

Milano

Para se për piazza del Duomo, për piazza San Fidele, për piazza de la Scala,

para se për Galleria Vittorio Emanuele i dytë, para se për katedralen vetë,

apo për Teatro alla Scala… me një fjalë, para se për të gjitha sheshet,

monumentet e kulturës dhe të historisë, me të cilat ky qytet është i pasur dhe

i stolisur dendur, shekuj me radhë, me të shqiptuar të emrit të tij, në

mendjen e çdo vizitori shqiptar, shfaqet pamja e piktorit tonë të çmuar e me

famë botërore, Ibrahim Kodra. Në bredhjet e shpeshta dhe të kamotshme

pas krijuesve shqiptarë, anëve të ndryshme të Evropës, jo një herë, kam

përsëritur të vërtetën – se, një njeri shpesh bën, vlen, sa një qytet i tërë!

Ashtu edhe është, njëmend. Ja dëshmia! Sa herë shqiptohet emri i qytetit

italian Milano, aq herë në mendje të vjen piktori ynë, Ibrahim Kodra.

Kështu është edhe me piktorët dhe krijuesit tanë të tjerë të shquar që, në

rrjedhë vitesh, jetojnë e krijojnë jashtë trojeve të Atdheut. Po mos t’ishte

Gjelosh Gjokaj, fare pak do të dinim për qytetin Ausburg të Gjermanisë, po

mos t’ishte Viktor Eftimiu, Eqrem Çabej, Lazgush Poradeci, Aleksandër

Drenova - Asdreni, po mos t’ishte Aleksandër Moisiu, po mos t’ishte

Theofan Sotir Noli, Faik Konica e shumë e shumë krijues të tjerë dhe

veprimtarë shqiptarë, sigurisht se shumë më pak do të dinim për, Parisin,

për Bostonin, për Gracin, për Konstancën, për Luganon… e kështu më

radhë. Ky pohim, ndoshta më se miri kasniset me këtë shembull. Kush do të

kujtohej se në ç’vend dhe, a do të mund ta gjende fare në hartë qytezën e

vogël, me emrin Raçibuzh, që gjendet në një cep provincial të Polonisë, po

të mos jetonte e krijonte atje, piktori akademik shqiptar, Zyhdi Çakolli, nga

Peja e kështu më radhë.

Kështu, akëcilit shqiptar, gati pa përjashtim, sa herë i jepet rasti të kalojë

nëpër këtë qytet, dhe të qëndroje aty për kohë sa do të shkurtër, sa për një

438

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!