01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tu teket t’më kenë dënuar;

vargjekëputur do t’u lypja të fundit dëshirë

ajrit t’i fryja një varg për poetët e padëgjuar.

E po t’ma rroknin edhe at’ varg fillikat

qelive sterrë të steresë për t’ja çuar

le ta prangosin dorë për dorë me të një syrgjyn gjeniu

që dot s’ia mbërriti të mbetej i pashkruar.

E s’rreshti dot më parë se zulmi i tij, kështu paskej qenë e shkruar,

dhe i mërmërit zërave të botës: Mendoni një Bodler!

Mbarë botëruar do t’ishte, i madhërishëm si Homer

edhe në s’do ish botuar kurrë, asnjëherë.

Fuqi të kisha qenë, një çast,

sa mendtë t’mi përshkonte idea e fuqisë

dhe hop, brigjet t’i bashkoja e përtej

karvan të shkonin dëshirat e poezisë.

Sovran të paktën, që çastin dot s’thërret,

pa i lëshon hordhitë t’ja sjellin e ta rrisë si do vetë.

E ç’gjë zotëron nga të shumtat gjëra të gjithësisë

një sovran që s’u jep dot frymë tekave të poezisë ?

Unë sovran!

e di, sovran ëndrrash pa rëndësi,

me skllevër, të pabindur e rebelë, një zeje të stërmadhe do të bëja

prej këtu gjer në zabel.

E të gatitej brishtësisht, me bisqet e brishta në vesë lëndinash pambarim

një elizir aq erëmirë sa t’merrte dhenë e shpërthente eterit aromë bebéje

tundim çasti, varësi pjelle, ekstazë dhune, lavdi beteje

Të pushtetshëm si opium, të veçantë sa një nofkë.

Sa vetë njeriu të papërsëritshëm

të pazakontë dhe të përditshëm, si magjia e fjalës FEMËR

Elizir të vyer, tërë hirë e vlerë, ta pagëzoja me ç’tjetër emër?

Parfum BODLER

Vajzat ta dëshironin do dëshiroja.

Do t’ua falja e do t’u falesha, nëmospo do urdhëroja

gjokset të spërkatnin e gjithësaherë çdo mashkulli t’ua çelnin,

syve t’ua plasnin, në gojë t’ja kallnin për ta lëpirë e marrë erë.

Veç me një kusht:

të recitojë gjithsekush një varg poezie dashnorësh pa emër!

Korrik 1989

187

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!