01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

sigurisë për të nesërmen, njeriu lyp ndihmën e një shpirti të zgjedhur, e një

shpirti që i mposht paraprakisht të gjitha lemeritë dhe është në gjendje të

udhëheqë drejt së Përjetshmes. Aty ku e nesërmja është njëra nga shumë

fytyrat e Vdekjes, e Përjetshmja vjen mes pranisë së një meshtari. I

dobësuar dhe me rrason e grisur që mbështjell dritë sa për një Evropë të

përçarë, Monsinjori, – tek zgjon në kokat e rrudhura të kalimtarëve pamjen

e një shenjti apo të një mysafiri nga bota tjetër, – mundohet të kapërcejë nga

një trotuar në tjetrin diku në Rrugën e hijshme Shtirbei Vodë. Polici rrugor

shtanget nga hija e plakut, ndalon qarkullimin, çapitet deri tek Monsinjor

Gjika, e merr për krahu dhe, kur mbërrijnë në anën tjetër të rrugës, i lutet ta

bekojë.

Monsinjori e bekon në sy të të gjithëve.

Ai bekim hodhi në erë, por duke ua prirë kokrrizat drejt Parajsës, jetët e të

dyve. Polici zhduket sikur të kish qenë fantazmë dhe askush s’mori më vesh

si i vajti filli, kurse plaku që guxoi të bekojë dikë në mes të rrugës, nën

hundët e aq spiunëve, përfundon në qeli. E paditin si agjent të Vatikanit dhe,

siç ndodhi shpesh edhe në botën shqiptare, shpifja përbaltte shërbëtorin e

Zotit dhe zgjeronte njollën e dyshimit rreth Selisë së Shenjtë.

Në burg Monsinjori kujdeset për plot 242 të burgosur, të ndërgjegjes dhe të

pandërgjegjes. Dëshmitarët pohojnë se s’pati një orë gjumi dhe iu qëndroi

pranë të gjithë atyre që rrezikonin të lëshoheshin e të shisnin shpirtin.

Buzëqeshte me marrinë e përndjekësve të vet, që, pa e kuptuar, ngulmonin

të pranonte pikërisht atë që pat ëndërruar gjatë gjithë jetës, martirizimin.

Është megjithatë një fatkeqësi e madhe për njerëzinë e këtij shekulli,

thoshte, sepse u mbrujt nën hijen vrastare të dy librave: “Mein Kampf”-i

dhe “Kapitali”.

Ndëshkuesit përpiqen t’i shkulin pohimin. E dënojnë rrejshëm me vdekje, e

zgjojnë që pa gdhirë, i venë një thes në kokë, e zvarrisin deri tek muri i

pushkatimit, i kërkojnë dëshirën e fundit (që mbase ishte “Të më

pushkatoni, por jo si tani!”), pastaj shkrehin armët e mbushura me plumba

të verbër. Brenda thesit ku mjaft koka të tjera Zoti e di ç’kanë menduar,

Monsinjori buzëqesh. Ata ia nxjerrin kokën jashtë, tallen, hedhin kunja, por

në një përçartje nga ato të djajve që dridhen në ferr, sepse për ta vdekja

është kufiri i mbramë i lakmisë për pushtet e për pak lavdi, dhe përtej

vdekjes i pret vetëm asgjëja. Nuk i bjenë më të se, pasi kalon mes

“pushkatimit”, Monsinjori vërtet nuk ka pse ta pranojë fajin e paqënë.

Pranimi do ta çojë pó para një pushkatimi – dhe ai një pushkatimi sapo i ka

bërë ballë me kokë në thes!

Pasojnë plot tetëdhjetë e tri varje të përbindshme elektrike (siç quhej një

cfilitje e asaj kohe), a thua se hasmët e tij synojnë të nxjerrin me ndihmën e

korrentit nga trupi i shenjtit të gjallë atë që s’kanë arritur ta nxjerrin mijëra

mëkate e trauma njerëzish të vuajtur, që patën gjetur prehje pas takimeve

me Monsinjorin. Hasmët nuk e njohin marrëdhënien e vërtetë torturë-shpirt-

281

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!