01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

gjëra të tjera, sepse shpirti yt është gjithnjë e më i hapur ndaj frymës së

vetme 27 .

Në Romën e largët, nga ku të rinjtë romakë vazhdonin të vinin në Daki, për

të gjetur një qiell të ri, i pamëshirshmi Perandor August vdes, por çështja e

faljes dhe e kthimit në Romë nuk e shqetëson më Ovidin përveçse si njëfarë

plogështie e kujtesës. Në ç’Romë do të doje të ktheheshe pasi je bërë qytetar

i Qiellit?!

Ovidi mban fjalimin e parë në gjuhën e dytë, ndërsa folësit e lindur

njëheresh me të, e përshëndesin me thjeshtësi, me një rrahje të daulleve,

sipas zakonit, ndonëse fjalimi i Ovidit ishte një laudatio kushtuar perandorit

të ri. Por ata ndoshta përshëndetën gjuhën që përdori, jo kuptimin e fjalëve.

Në një çast të ndritshëm, në jetën e të syrgjynosurit shfaqet mjeku Teodor i

cili, aspak rastësisht, - sepse rastësia është njëfarësoj e pranueshme vetëm

në mungesë të Besimit, - pat qënë dëshmitar pamor në lindjen e Jezus

Krishtit, në Guvën e Shenjtë të Bethleemit, madje u këqyr nga sytë e

foshnjës së sapolindur, nga sytë e Atij që u lind në mërgim. Në guvë pat

mbërritur tepër vonë, sepse Mesia tashmë qe lindur, mbase një tjetër dëshmi

se Perëndia s’ka nevojë për mjekë dhe as për mamí. Ndërkaq, të tjerët, me

përjashtime të pakta, ende hyjnizoheshin dhe ia preknin kurmin, që të

bëheshin të pavdekshëm, njëlloj si ai doktoruci i zymtë romak që çante e

ggryente me thika vrasës e gjallesa të tjera për të gjetur se ku pikërisht, në

ç’organ fshihet përjetësia…

Ish-poeti i Romës, poet fillestar në gjuhën e dakëve, vdes në mërgim dhe në

paqe, duke kuptuar edhe pse Mesia nuk mund të lindej në ato treva. Cili do

ta kryqëzonte këtu?! Ai vdes i qetë, sepse për bijtë e Perëndisë të vdesësh

diku është njëlloj si të vdesësh në hapësirën ku je lindur - gjithsesi

ringjallesh në Të Padukshme. Nëse ndokush do t’i zbulojë këto shënime,

beson i sapolinduri, do të mundë të marrë pjesë në shqetësimet dhe në

shpresat e këtyre kohëve të pashoqe në të cilat jetojmë: kohë pritjeje dhe

sigurie. Nuk është fjala veçse për një çast, por - e di, ama, - për një nga më

të bukurit e historisë, sepse Zoti ndodhet mes nesh dhe ende s’e ka bërë të

njohur praninë e Vet. Ky çast do të kalojë dhe nuk do të na mbetet tjetër gjë

veç sigurisë 28 . Ndoshta është çasti që na fryn në flegra mundësinë për të

mos pritur një botë tjetër me shpërfilljen me të cilën të vdekurit pranojnë

ngushëllimet.

27 Po aty, f. 60-61.

28 Idem, f. 91.

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!