01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pasi kishin lënë pas një orë punë, tre pjatalarësit e hotelit me pesë yje të

veshur si gjithnjë me atë "kostumin" e bardhë prej kirurgu, aq sa repartet e

tjera u a kishin ngjitur nofkën "mjekët", të rreshtuar përballë Babit, drejtorit

të kamarierëve, rrinin si të zënë në faj, për punën e asaj maceje që përmirte

ku të mundej dhe as që i bëhej vonë se lanxhierëve, siç u thoshin në gjuhën

e hotelit, do t'ju duhej të duronin atë fjalim çerek orësh mbushur me "ju" e

fraza të tilla si: "ju jeni heronjtë e hotelit, pasi po të mos i lani ju pjatat,

gotat, pirunjtë e lugët në kohë, ky hotel paralizohet, nuk punon, pra ju jeni

shembulli më i mirë për të gjithë të tjerët edhe pse ju jeni shkalla më e ulët

në kategoritë e punonjësve, prapë ju dhe vetëm ju e meritoni të..., ju...",

Niko "pëshpësi-t", s'po i durohej më dhe pasi iu afrua Nenjos, egjyptianit

me sytë e kuq nga pirja gjatë natës me nargjile, i tha me zë të ulët: "këtë e

dimë që është trap i lezetshëm, por sot qenka në formë" dhe pasi rrotullohet

në anën tjetër i del përpara veshi i Vangjelit dhe i mbetet merak që edhe ky

vesh nuk e dëgjoi atë shprehjen e tij të famshme në lidhje me atë trapin e

lezetshëm që sonte qenka në formë.

Në veshët e Nikos u ngulit vetëm fraza e fundit e Babit: "gjejeni dhe hoteli

do t'ju a dijë për nder" apo diçka e tillë, nuk e mbante mend mirë dhe ndërsa

Babi largohej duke rrotulluar gjithnjë atë zinxhirin që përcëllonte fort,

sidomos kur gjuante në të ndenjura bukuroshesh, të tre pjatalarësit

mendonin se si ai goxha hotel trembej nga një mace dhe nuk kishte mundësi

ta gjente atë kafshë të vogël e qaramane që ia fuste ulërimës për dashnorë.

Nenjua, pasi bëri dy tre lëvizje, sikur ikte, sikur vinte, sikur kthehej, pasi

rrotulloi kokën herë majtas e herë djathtas, pasi hapi gojën dy tre herë dhe

fërkoi sytë herë me dorën e majtë e herë me dorën e djathtë këputi: "këtë

macen s'e kapën dot as agjentët e FBI-së dhe as të CIA-s kur erdhi ai që

ishte presidenti i botës dhe jo ta kapim ne", aman çfarë na tha. Vangjeli

këputi një nga ato "bubullimat e tij vrasëse" (që pak i ngjajnë të qeshurës),

me atë zërin e trashë prej basisti dhe filloi t'i thoshte Nikos se duhej të bënin

sikur kërkonin, pasi ky "trapi i lezetshëm", do të vinte sërish për kontroll

dhe ishte mirë t'i gjente duke kërkuar. Nikua pohoi me kokë dhe ndërsa u ul

në gjunjë për të parë se mos ishte nën banakët prej hekuri ku vendoseshin

pjatat, s'e vuri re Babin tek afrohej nga pas dhe filloi të thoshte se: "këtë

macen po e kërkonin, ashtu siç kërkonin gjermanët në kohën e luftës

çifutët" dhe filloi të qeshte edhe vetë i ndjekur nga një mori të qeshurash të

Vangjelit, të Nenjos dhe nga e qeshura prej femre e Babit, që sapo ishte

rikthyer, për të ikur sërish pak më vonë, i cili me këtë i vuri vulën asaj

thënies: "këtë e dimë që është trap i lezetshëm, por sot qenka në formë".

Pasi Nikua, Vangjeli dhe Nenjua kërkuan e kërkuan për më shumë se një

orë nën karrige, nën banakë, nën karrocat pesëkatëshe që transportonin

pjatat e gotat, nën stendat e rënda të sallave, nën koshat e mëdhenj plastikë

333

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!