01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tavolinën ku mund të jesh ulur me të jeton aq shumë situata të improvizuara,

saqë do t’ja kalonin pa frikë regjisë së një teatri postmodern. Reciton pjesë

teatrore, improvizon kujtimet e jetës së tij nëpëmjet një aktrimi brilant dhe

humori tepër fin. S’është çudi që historia e vërtetë e jetës së tij të nis kështu:

“Atëhere më dërguan në Bërxhitë. Më pas më lanë edhe pa punë. Buka m’u

mbarua. Kur kisha pak e ndaja me një maçok që mbaja në dhomë. Kur më

mbeti vetëm një copë, mendova “O maçoku, o unë” dhe e fsheha kafshatën

e fundit të bukës në xhep…”. Të qeshësh me vuajtjet, me fodullëkun e një

regjimi që të ka prerë krahët, që të ka vrarë shpirtin, e të duash prapë jetën,

ta sfidosh atë edhe kur të jesh afër të ’70- tave duke rrezatuar prapë energji,

gëzim, dashuri për artin, për njerëzit, është një dhunti më vete. E unë njeriu

kushdo qofsha para këtij artisti pësoj në vetvete një katarsis energjik.

Energjia është përsosur brenda tij.

Viktor Gjoka sapo ka ardhur në Tiranë dhe kërkon diçka ta ndryshojë: “Më

vjen keq që artistët i shoh si të çorganizuar”, thotë duke kujtuar dikë që

dikur shkëlqeu... “Unë nuk e kuptoj pse ndiqet një politikë e tillë.

Respektohen më tepër të huajt dhe unë për çudi shoh shumë nga gazetat

tona që flasin për ta me shumë superlativa, kurse artistët tanë që kanë dhënë

një kontribut shumë të madh harrohen. Sikur ka një lloj xhelozie këtu, një

lloj sfumimi”. Gjoka e nuhat menjëherë pavëmendjen absolute të qeverisë

ndaj artit. “Si e keni vuajtur ju vetë gjatë kohës që keni qenë në Shqipëri,

xhelozinë ose sfumimin?”, e pyes. “Unë e kam vuajtur shumë

indiferentizmin shtetëror. Kanë qenë kolegët, aktorë që më thoshin “sa

bukur e ke luajtur këtë gjë”, “sa bukur ke qëlluar në këtë rol” dhe me një sy

kritik të vëmendshëm tregojnë detajet e filozofisë sime të aktrimit. Po unë

vi këtu pas kaq vjetësh dhe shoh që rivihet “Karnavalet e Korçës” në skenë.

Po ky Viktor Gjoka që është akoma i gjallë dhe këta nuk po kujtohen për

asnjë gjë. Nuk më vjen se këta thonë “Eh, po punë e madhe se këtë do ta

harrojmë. E ç‘ishte ai hiç”. Por puna është se çështja e dashurisë për

kolegun, për aktorët duhet t’ju bjerë ndër mend edhe këtyre njerëzve, sepse

kultura e një populli qëndron mbi supet e këtyre njerëzve. Ah sa shpejt që

gjejnë këta politikanët mënyra të xhvasin, të ngrenë pallate, të zhvillojnë

biznese të mëdha, po për artistët pse nuk duan të ivenstojnë”, thotë Viktori i

nxehur.

Aktori i njohur Roland Trebicka, kur do të luante rolin e Nikollaqit tek

“Karnavalet e Korçës” si model brilant pati marrë parasysh Viktor Gjokën.

“Kujtoj se para 40 vjetėsh këtë rol e kanë luajtur aktorë të shkėlqyer, si një

nga aktorët më fantastik të komedisë, Viktor Gjoka”, ka thënë Trebicka.

Filmi për luftën dhe miqtë e preferuar

“Me Gjokën do të bëjmë një film që ka lidhje me luftën”, thotë operatori

Ilia Tërpini. Bëhet fjalë për një nga çastet historike që nuk dihet pse është

137

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!