01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Romani „Koferi“ pasqyron peripecitë e emigrantëve shqiptarë jo vetëm në

raport me sistemet totalitare në të cilat ata kanë jetuar, por edhe mes

ndeshjes me burokracinë e vendeve ku janë strehuar. Gjithashtu, romani jep

një dëshmi të ndërsjellë njohjeje shqiptaro-gjermane kryesisht gjatë gjysmës

së dytë të shekullit 20, një shenjë njohjeje që synon të shkojë përtej klisheve

dhe paragjykimeve të rrënjosura nga mitologjitë kalimtare.

Riat Ajazaj është jo vetëm një përfaqësues i denjë i kulturës shqiptare në

botën gjermane e më tej, por edhe një autor tashmë me emër në letrat

shqipe. Lindur në Zhur të Kosovës në vitin 1969, i specializuar në letërsi të

krahasuar dhe retorikë të përgjithshme, doktor në Universitetin Eberhard

Karls të Tuebingenit (me tezën: „Paraqitja e diktaturës te Asturias,

Carpentier dhe Kadare. Një hulumtim krahasues në veprat „El Señor

Presidente“ (1946), „El recurso del método“ (1974) dhe „Spiritus“

(1996)“), Ajazaj është autor i vëllimeve „Në perëndim bie shi“, „Lugina e

Lumës”, „Psherëtima e mureve” – poezi, dhe „Gjarpërinjtë e ëndrrës”,

„Arkëmorti bosh”, „Zanfina”, „Ndanë” – prozë.

Riat Ajazaj: Der Koffer. edition nove. Wien/München 2007. Çmimi € [A] 13.90/€

[D] 13, 50/ sFr 25, 10

407

HaemusPress / shkurt 2008

Estetika e Misterit ose Ftesë për leximin dhe

përjetimin e letërsisë

Autor tashmë i njohur dhe i verifikuar, që ka botuar nëntë libra nga fusha e

letërsisë, prej të cilëve pesë libra të poezisë dhe katër libra të tjerë të

tregimeve, Ragip Sylaj kësaj here sprovohet me një lloj të ri të krijimtarisë

letrare – eseistikë. Libri më i ri i këtij autori është ai i kritikës letrare

periodike, me titull “Estetika e misterit”. I paraprirë nga hyrja e autorit “Në

kërkim të estetikës së misterit”, materia e librit është strukturuar në këto

njësi: Libri i poezisë, Libri i prozës, Libri i kritikës dhe i esesë.

Libri përfshin vështrimet, përkatësisht esetë letrare të autorit për librat e

rinj, të botuar deri në vitin 2002 në të përditshmen “Zëri” të Prishtinës ku

punon aktualisht, në shtypin e periodik të Prishtinës, “Fjala”, “Sheshi”,

“Jeta e re” etj., madje në disa të përditshme të Tiranës, si “Albania” e

ndonjë tjetër.

Mëtimi i autorit me shkrimet e këtij libri është të përmbushë vakuumin

ndërmjet librit dhe lexuesit. Kjo do të mbështetej në arsyen se kritiku letrar

shpeshherë është lexuesi më i thellë dhe më ideal i letërsisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!