01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pierre Mesnard 88 ka shkruar se është i lumtur ai historian i cili beson që di të

ndriçoj rrjedhat e periudhave ku secila prej tyre i përgjigjet një aspekti të

caktuar të civilizimit, derisa shpirti i secilës është i mishëruar me një varg

personash të shquar dhe me kryeveprat e tyre të cilat, bashkarisht paraqesin

të gjitha vlerat e epokës së tyre 89 . Ne mund të themi se duhet të jetë i lumtur

ai hulumtues i cili sadopak do të ndihmonte në ndriçimin e kontributit të

grave në muzikë gjatë periudhave më të hershme të historisë.

Prej shkrimeve autentike historike, pllakave të varreve, vazove të punuara

dhe gurëve të gdhendur nga Egjipti i vjetër e dimë se rreth vitit 2563 Iti ka

qenë këngëtare, Hekenu harfiste e Meyet-Nit e Hatshepsut artiste të këngës

që poashtu ka qenë edhe mbretëresha Nefretiti. Gjithashtu, Emrat Isis dhe

Nephthys, të cilat sigurisht kanë qenë këngëtare dhe valltare, janë të

përmendura në këto shkrime. Ato artiste të këngës kryesisht kanë jetuar jo

larg nga qyteti Tebe, mjedisit kulturor të Egjiptit të vjetër dhe qytetit të

ardhshëm kryesor të Nilit, qytetit që e ka adhuruar mbreti Akhenaten.

Asgjë nuk dihet për artisten e muzikës Sammuramat. Gjithashtu, mundemi

vetëm të supozojmë për izraeliten Deborah, e cila ka kënduar për famën e

Izraelit në një këngë të njohur, prej së cilës ka mbetur vetëm një pjesë, edhe

ajo, kuptohet, anonime, e për të cilën akademikët ende shkruajnë punime

shkencore.

Disa pjesë të poezive të Corinninos dhe Safos tregojnë mjaft për suksesin e

tyre si poete, por asgjë nuk flitet për muzikën e tyre edhe pse Corinna dhe

Safo kanë qenë artiste muzikante të jashtëzakonshme në mesin e

bashkëkohanikëve të tyre.

Po ashtu nuk ka gjurmë të Lais dhe Megalostratis, edhe pse të dyjat janë të

njohura për kontributin e tyre në muzikë. Nuk mund të vërtetohet se kjo

është për arsye se veprat e tyre janë shkatërruar qëlllimisht, për arsye se ato

kanë qenë femra sepse nuk ka gjurmë as të muzikës të zhvilluar nga

meshkujt në të njëjtën periudhë.

Në anën tjetër, është befasuese që aq shumë shkrimtarë grekë kanë

lavdëruar jo vetëm bukurinë fizike të hetereve të cilat janë marrë me muzikë

(bukurinë që ishte aq e rëndësishme në Greqinë antike) por edhe diturinë,

dhe famën e tyre. Ata dhe shumica e filozofëve didaktik kanë shkruar për

jetën e hetereve duke ngatërruar mitin me realitetin.

88 Pierre Mesnard, Existe-t-il une philosophie baroque, në : Actes de Journees

internationals d’etude du baroque de Montauban, Francë, 1965, f. 37.

89 Ives Bessiers dhe Petricia Niedzëiecki, Women in music, në: Women of Europe, -

Comission of the European Community, 1985.

299

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!