01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kombëtar. Për t’u garantuar në se rashë tek një “thesar” të panjohur nga

lexuesit e studiuesit, marr në telefon Dhori Qiriazin, gjuhëtar, e Stavri

Dajon historian në Selanikë. Po kështu bisedova në telefon me studiuesin e

jetës së Ismail Qemalit, mikun tim, Bradhosh Gaçen në Tiranë. Kërkova ta

verifikoja me Jozef Radin në Itali, pasi i jati i tij, Lazër Radi ishte njohës i

arkivit të Nermin Vlorës e mik i saj. Të gjithë ata bashkë më thanë se si

fakte historike ato njihen, por që letërkëmbimi e gazetat e botuara në

Bruksel nga Ismail Qemali në vitin 1901 ende nuk janë gjetur e studiuar nga

historianët.

Në dokumentet e gjetura, në një rrëfim shpirtëror, vetë Ismail Qemal Bej

Vlora na shpjegon peripecitë e veta pasi i vihet në rrezik jeta e tij dhe e

fëmijve nga Porta e Lartë. Arsyeja ishte për mospranimin e postit të Valiut

të Tripolit te caktuar nga Sulltan Abdul Hamiti. Tripoli, në atë kohë ishte

një vend internimi për politikanët, vend që u zgjodh për ta hequr qafe edhe

për ikanakun e rrezikshëm, Ismail Qemal Bej Vlorën. (Historikisht dihet

fyerja që ishte bërë në Parlament prej grupit të Xhonturqve, ku Ismail

Qemal Bej Vlora braktis sallën e parlamentit e pak më vonë edhe Turqinë

përgjithmonë, -shënimi im).

Kushëriri i afërt i Ismail Qemalit, Eqerem Bej Vlora, në librin “Kujtime

1885-1925” na e jep këtë çast nëpërmjet kësaj dëshmie dramatike me

“Turqit e Rinj mendjengushtë, të rëndomtë e të verbër”: Deputeti… nga

Komiteti i Turqve të Rinj, ndeshet me Ismail Beun në korridoret e ndërtesës

dhe pa asnjë shkak, e vetëm nga urrejtja për shqiptarët, i thotë atij

“tradhëtar”. Ismail Qemali i përgjigjet me dinjitet… dhe futet i qetë në

sallën plenare. Atje shumica e Turqve të Rinj e shau përsëri, kurse Deputeti

u ngrit dhe e qëlloi dy here me shuplakë në fytyrë plakun shqiptar. Ismail

Qemali, u ngrit me ngadalë, qetësoi deputetët shqiptarë të acaruar dhe pa

lëvizur qerpikun, iu drejtua grupit të Turqve të Rinj: “Këto shuplakla do t’i

paguani shtrënjtë!”. Pastaj braktisi sallën e parlamentit e pak më vonë

Turqinë përgjithmonë” (Eqrem Bej Vlora, “Kujtime 1885-1925”, fq. 250)

Ismail Qemal Bej Vlora, në deklaratën e botuar në gazetën “Sotiria” më 7

shtator 1901 (dokument i panjohur më pare-shënimi im) përshkruan se si i

dërgon letër ambasadorit të Anglisë, z. Okonor ku i kërkon mbrojtjen e

Britanisë së Madhe. Pas dy ditësh ambasadori nëpërmjet perkthyesit të

ambasadës i përgjigjet se vihet nën mbrojtjen e tij, Me vaporin francez me

flamur anglez ai mund që të shkojë i lire, bashkë me familjen në cilindo

shtet të Evropës që dëshiron. Në këtë mënyrë arratiset e mbrinë fillimisht në

Pire. (Dihet se Ismail Qemali kishte gruan greke, nga Selaniku, Kleoniqin,

dhe kishte qënë një nga nxënësit e shkëlqyer të gjimnazit “Zosimea” të

Janinës). Në Athinë takohet me miqtë grekë të cilët janë nga më të diturit e

kohës, ku ndër ta është Neokli Kazazi, erudit, njohës i thellë i problemeve të

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!