01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

eminentët e tij). Por “dorashkat” naimjane nuk mbarojnë me kaq. Më 1896

sillet “Iljadha” e Omirit (Iljada e Homerit – L.B) kënga e parë në gjuhën

shqipe, dhjetë vjet pas kthimit të saj në turqisht po nga Naimi. Si qëndronte

puna? Kjo ishte “vula naimjane” për atë proces që e nisi vetë Naimi, për të

krijuar një letërsi të re, një traditë letrare në gjuhën shqipe ku ajo nuk

ekzistonte. Këtë ai e arriti me sukses. Tre vjet më vonë, më 1899, në letrën

që do t’i shkruante dhëndrit, Murat Toptanit, Naimi me Saminë do të bënin

bilancin e punës së bërë për shqipen e shkollën shqipe. Armiqtë tanë

mendonin se shqipja do të zhdukej, por përkundrazi, për fatin tonë shqipja u

bë, u shkruan libra me të tregoi ç’gjuhë e vlefshme qe mësuar nëpër shkolla

etj. Bilanci ishte pozitiv. Naimi krenar për këtë, më 1896 i vë vulën kësaj

duke përkthyer “Iljadën”, e atit të vjershërisë, Homerit, duke treguar se

shqipja është njësoj si gjuhët më të përpunuara.” Homeri mund të

vjershërohet edhe shqip. Në qoftë se dhjetë vjet më parë, siç na thotë

studiuesi kosovar Hasan Kaleshi “Iljadën” vetëm e përktheu osmanisht, por

pa e vjershëruar, në shqip ai e vjershëron dhe sa bukur dhe me sa pasion, aq

sa shqiptari duke e lexuar mendon se ajo është shkruar për herë të parë jo në

greqisht por në shqip. Kjo ishte “doreza” e fundit për opinionin intelektual

perandorak e ballkanik. Konkluzioni: shqipja u bë, shqipen e bëmë “ne”,

domethënë ai bashkë me rilindës të tjerë, i vëllai, Vretoja, Kristoforidhi,

Pashko Vasa etj etj. Respekte të pafundme këtyre bijve të popullit shqiptar

që në luftë dhëmb për dhëmb me armiqtë e kombit shqiptar e të gjuhës

shqipe i lanë ata me gisht në gojë dhe popullit të tyre i çelën rrugën e dritës

e të progresit që ne bijtë, nipat e stërnipat e tyre gëzojmë sot. Lavdi të

përjetshme të atyre!

Në qoftë se do të shikonim sfidat që i bëri kohës, armiqve etj lartësinë e tij

si mjeshtër i poezisënë gjuhë të huaja dhe në shqip (madje në “Bagëti e

Bujqësia“ ai i kundërvihet atyre shqiptarëve bukëshkalë që me dashje apo

pa dashje kishin humbur besimin tek shqipja dhe ai ua ktheu përsëri atë.

Pena e tij u kthye me himn të shqiptarizmit. Cili nxënës shqiptar qysh nga

koha e Naimit nuk i di vargjet “O malet e Shqipërisë... etj etj. Sot ato

këndohen po si himn si në trojet etnike edhe në diasporë (të përshtatura ato

këndohen lidhur me aktualitetin sa të sotshëm aq edhe të djeshëm. Shqipëri

o nëna ime! O Kosovë o nëna ime!). Naimi e tregoi veten një kryemjeshtër i

poezisë si persisht dhe greqishten në të tre variantet e saj, të vjetër

vjershërimit si në gjuhët katharevusa, fanariote po ashtu edhe osmanisht.

Dhe këtë aftësi e mjeshtëri artistike ai e vuri në shërbim të një gjuhe tepër të

lashtë, por fatkeqësisht të pa punuar e të lënë në harresë. Ai pothuajse duke

u nisur nga hiçi trasoi një rrugë të re, krijoi një traditë të re. Atë që të tjerët e

kishin bërë për shekuj e mijëvjeçare me gjithë ato forca, ai tentoi pak a

shumë i vetëm të çajë dhe ia arriti me sukses me veprat e tij brilante e pastaj

e ndoqën të tjerët. Kjo tregon se ç’punë vigane bëri Naimi ynë i madh. Ishin

ndërmarrje titanike që i kërkonte nevoja e “mbijetesës” së një populli siç

261

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!