01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

212

këngëzim s’e quajnë,

poezi hëpërhë

e Tempulli frymon rëndë

peshon rëndë

rrënjëzon

ka rrënjët thellë, të forta

përthekon fuqishëm

zemrën e tokës

lëshon hije

(është hijerëndë)

në tokën e zgjedhur

thuaj, ku s’ishin

(s’janë) të huaj

ata, ti, unë

gjithsecili

frymor

IV.

frymon

gjallëron,

rritet, merr frymë

beson në frymën e vet të djeshme, të sotme

beson në frymën e kësaj toke,

lutet për frymën e tokës së vet, të huaj

përreth çdo tokë jep e merr me tokën e bekuar,

me tokën e "zgjedhur" - palca tokësore

kthehet në djep ku bëhet gjumi i parë i rritës (egoiste),

sepse çdo rritje qenka një lloj egoizmi i natyrshëm

qelizor, që nga fryma e parë, shkëputja e parë e qelizave

lidhet me frymën e “djepit” me synimin:

për t’u bërë djep i ëndrrave – prapë

çdo ëndërr shkrihet, bashkëdyzohet në secilën kimi

në secilën formulë organikisht dhe inorganikisht

shihni: ”mashtrohen” dhe vetë akademitë

legjenda pëson metamorfozë, bëhet shkencë,

nga akademikë-alkimistë, në ëndërr kombi… simbol

ngulur pingul në qiell, ngrehur përpjetë, monolit

i ngjanë atij në Washington, si kunj modern

asgjë nuk ec mbarë pa të – me të

bekohen prijësit e mëdhenj, ata të bekuar

bëhen të fisnikruar, të urtë misionarët

se kunji është vetë shtylla kurrizore e Tempullit

si tragjedia që nis në epiqendër të legjendës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!