01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shfaqen të natyrshme, nuk do t’i kisha quajtur komuniste, por më shumë

kristiane.

Kështu: unë besoj me ju, që rruga marksiste mbi kapitalizmin në vdekje

drejt çlirimit të proletariatit është rruga e së ardhmes, dhe që bota duhet ta

ndjekë atë rrugë, dashtë apo mos dashtë.

Deri këtu jemi të të njëjtit mendim.

Por këtu ju ndoshta pyesni: Pse unë, kur besoj në drejtësinë e komunizmit

dhe kam qëllime të mira ndaj të shtypurve, nuk bashkohem me ju të dal në

luftë dhe nuk e vendos penën time në shërbim të partisë suaj.

Eshtë vështirë të jepet përgjigje mbi këtë, sepse këtu bëhet fjalë për gjëra, të

cilat për mua janë të shenjta dhe të detyrueshme, të cilat për ju ama me

shumë pak gjasa ekzistojnë. Unë e refuzoj plotësisht dhe bindshëm, të

bëhem anëtar i partisë suaj, ose ta vendos shkrimtarinë time në shërbim të

programit tuaj, megjithëse perspektiva e të pasurit vëllezër e shokë, e

bashkësisë me një botë njerëzish me të njëjtin botëkuptim do të ishte

mjaftueshëm joshëse.

Por ne pikërisht nuk jemi të të njëjtit mendim. Sepse ndonëse unë i miratoj

qëllimet tuaja, ose për të qenë më i qartë: ndonëse unë besoj, që komunizmi

është i pjekur që të marrë pushtetin e në këtë mënyrë përgjegjësinë

gjigande, duke filluar me marrjen përsipër të gjakut dhe luftës – kështu kjo

është për mua asgjë tjetër veçse sikur unë në nëntor të besoj, që tani shpejt

vjen dimri. Unë besoj në komunizmin si program për orën e ardhshme të

njerëzimit, unë e konsideroj atë si të domosdoshëm dhe të pashmangshëm.

Por unë në asnjë mënyrë nuk besoj, që komunizmi ka një përgjigje më të

mirë mbi çështjet e mëdha të jetës sesa ndonjë mençuri më e hershme. Unë

besoj, që ai pas njëqind vitesh teori dhe pas provës së madhe ruse, tani ka jo

vetëm të drejtën, por detyrën, që të vërtetohet në botë, dhe unë besoj e

shpresoj sinqerisht, që ai do t’ia dalë mbanë, të eliminojë urinë dhe t’i marrë

njerëzimit një makth të madh. Por që përmes tij do të realizohet ajo çka fetë,

legjislacionet dhe filozofitë e mijëvjeçarëve të mëparshëm nuk arritën ta

realizonin, këtë nuk e besoj. Që komunizmi përmbi shpalljen e së drejtës të

çdo njeriu për bukë dhe për t’u bërë dikushi, paska të drejtë dhe qenka më i

mirë, se çfarëdolloj forme më e hershme besimi, këtë nuk e besoj. Ai i ka

rrënjët në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në mes të truallit të pushtetit më të

thatë dhe më fodull të arsyes, një kulle profesorësh më të mirëditëshme, më

të pafantazi dhe më të padashuri. Karl Marx e ka mësuar të menduarin në

356

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!