01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Çmimi i Lidhjes së Shkrimtarëve për poezinë më të mirë lirike në Festivalin

poetik “Lulet e Verës”, Çmimi special për poezinë – Tetovë, Maqedoni.

Arian Leka është edhe fitues i konkursit “Evropa, atdheu ynë i përbashkët”,

sidhe i Çmimit “Penda e Argjendtë” për vëllimin poetik “Strabizëm”.

Gjatë kësaj periudhe, Atdheut të secilit prej nesh dhe atdheve të përbashkët

u kanë ndodhur mjaft gjëra. Vendi i qetë ku s’ndodhte asgjë u dynd disa

herë nga veset e të vdekurve, duke nxjerrë në pah veset e të gjallëve. Shumë

të gjallë iu zunë vendin të vdekurve dhe anasjelltas. Një nga dramat e

mëdha shpërtheu në gjirin e shqipes, gjuhë e stërlashtë që u gjend befas në

qerthullin e betejave për ta rindërtuar, ripastruar, rishkruar, rilexuar,

ripunuar, ringjallur, rivrarë. Shqipja mes zhurmave dhe tingujve, mes

muzikës dhe grahmës së sharrave, mes harpave dhe gromësimave, mes

frymës së saj të kulluar dhe barbarizmave që hyjnë njëheresh me dorëheqjen

e shkallëzuar të njerëzve nga Shpirti i tyre dhe me triumfin e stomakut dhe

të xhepit ndaj idealeve dhe zemrës. Dhe, siç ndodh jo rrallë: kur njerëzit

ndahen nga atdheu i tyre, kur gdhihen ose bëhen mërgimtarë brenda tokës

së vet dhe shfryjnë larteposhtë, me mllef, me egërsi e pezm llahtarat e

atdheut, shkrimtarët mbeten bijtë e përbetuar të tij. Sepse shkrimtarët

mbrojnë një atdhe të paktën të dyfishtë. Hirnosja e patriotizmit të pastër,

zhvlerësimi i tij, ndodh njëheresh me zhvlerësimin dhe zbritjen nga froni të

Letërsisë, me ngadhnjimin e përkohshëm të grafomanisë dhe të “yjeve” që

janë lindur të fikur. Në këto kushte shkruajnë vetëm ata që s’rrojnë dot pa

letërsinë.

Kam mbetur vetëm, si gjuha, si flamuri, shprehet diku Arian Leka. I vetëm

si gjuha e sulmuar nga të gjitha anët dhe nga të gjithë ata që s’ngrihen dot

deri në lartësinë e saj, dhe si flamuri, ngjyrat e të cilit duken, ose janë,

gjithnjë e më të zbehta. Nuk është e lehtë të marrësh përsipër atdheun, sepse

kjo nuk është njëlloj si të marrësh mbi vete dheun e tij. Atdheu është

kufomë, / e vetmja kufomë që mban erë të mirë // Iliria e fjetur / Arbëria e

tretur…

Në fakt, nuk është fjala për Atdheun, por vetëm për Këtë atdhe, të cilit nuk i

hahen mollët, nuk i durohen pordhët dhe që dashurinë e pakët ua ndan

fëmijëve / si thërrime (vështrimi?) të rëna përtokë / në errësirë. Ky është një

atdhe i padashur për qënien e ndjeshme, për artistin, por nuk është i dashur

as për lexuesin, as për analfabetin, as për vrasësin, as për të vdekurit që ikën

me shpresën se gjërat do të marrin për mirë. Mirpo nuk është në natyrën e

poetit të gjykojë dhe të ndajë faje e ndëshkime. Poeti vajton – dhe ky lloj

vajtimi, shumë më tepër se dobësi, është lutje e dëgjuar nga Lart ende pa u

shprehur.

Çdo gjë që i ka ndodhur vendit tim / më ka ndodhur dhe mua. Ky varg

mjafton për të njohur përkushtimin e qënies poetike, që dashuron atdheun sa

më tepër njësohet me të, sa më tepër mban të njëjtën erë me të. Të nevojitet

një strabizëm gati hyjnor që të pastrosh, të përkryesh dhe të njësoh dy

417

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!