01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të llozhrave, nën tavolinat e ndritshme dhe raftet varur gjithandej, u lodhën

dhe vendosën të marrin vendimin unanim që macja ishte më e fortë se ata,

se macja mund të ishte me siguri një fantazmë, që zhdukej dhe dukej, kur

dhe si t'i donte qefi, se ishte një përbindësh me ca dhëmbë të mëdhenj e të

mprehtë e me ca kthetra prej skifteri që po t'i bije në dorë dinte vetë se ç'të

punonte.

Nenjua bluante gjithmonë në kokë të njëjtin mendim se si ka mundësi që t'u

ketë shpëtuar kjo mackë gjithë atyre agjentëve specialë të huaj, atyre

mjeshtrave dy metroshë e të pajisur gjer në dhëmbë me teknologjinë më të

mirë që ka sot bota, sesi kjo mackë u tregua kaq trime, kaq e "padukshme",

kaq e zgjuar".

Vangjeli që kishte kohë pa folur tha: "unë e di sekretin e saj, nuk është

vetëm një mace, janë një lukuni, pasi s'mund të shpjegohet se sot është këtu

dhe atje, nesër atje dhe këtu, prandaj ne i shohim kakërdhitë kudo, këto janë

të përmjera lukunie"

Nikua mohoi me kokë, lëvizi duke çaluar dy hapa drejt telefonit për të

lajmëruar Babin dhe tha"jo, jo, unë e di sekretin, por nuk jua them se kam

frikë mos është ogur i keq për lloton që kam hedhur sot në mëngjes".

Pasi Nikua ngriti receptorin dhe filloi të raportonte lajmin e rëndësisë së

lartë se macja nuk u gjend, pasi Vangjeli filloi të mblidhte si gjithnjë

hedhurinat e tij, pasi Nenjua iku për të shkëlqyer me ilaçin pastoz bakëret e

tij, u dëgjua zëri i Nikos që mbylli bisedën me atë frazën e tij të famshme se

Babi nuk qenka vetëm një trap i lezetshëm dhe në formë, por na qenka dhe

një pordhac i lezetshëm që i shkojnë na nga frika e një maceje, që kushedi

pse, për të, duhej të ishte diçka më shumë se një bishë e egër, diçka më

shumë se një përbindësh me dhëmbët e saja të mprehta, diçka më shumë se

një fantazmë frikëmbjellëse, ndoshta ajo për drejtorin e kamarierëve duhej

të ishte kriminele, po, një mace kriminele.

Nikua nënqesh, hapon përsëri, me ato hapat e tij të çalë dhe bindet që këtej

e tutje Babin ta pagëzojë drejtori pordhac i kamarierëve. Kurse Vangjeli,

pikërisht Vangjeli do të qeshë me të madhe, sepse asnjeri nuk ka kuptuar që

tani ai po nxjerr shëtitje atë kriminelen ... .

334

02.2007

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!