01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nga ata nuk i ktheu përgjigje. Atëhere ai kthehet dhe u thotë, “Si u duket kjo

punë që kam bërë?”. “Ti bënë mirë që të rrëmbesh atë bishtin e kazmës dhe

të fillosh të gërmosh atje”, iu hakërrua njeri nga komunistët e Tiranës. “Pse

kështu?!”, u tha Gjoka. “Atje!, iu hakërrua ai egër, atje të gërmosh, jo të rish

me këtë aparatin që më ke varur në qafë” dhe gërthet sa ta dëgjonin të gjithë

rreth e rrotull. Viktori lëndohet rëndë dhe u thotë, “Dëgjo, unë do t’ju them

një fjalë, por mund t’ju vijë rëndë juve”. “Po ti, more qen bir qeni, kush je ti

që i thërret Viktor Gjokës kështu”. Dhe fjalët e pakontrolluara të thëna me

një guxim të çmendur ngritën krye. “Prit, prit, vazhdoi Viktori i zemëruar

dhe i papërmbajtur të të bëjë edhe një fotografi meqë kam aparatin dhe të të

ruaj si kujtim. Ku do të vesh ti, more qen bir qeni. Prit, prit, çdo të të bëj, se

unë një jetë kam!”. Gjithë qenia e tij dridhej nga nervozizmi fatal. Të gjithë

kishin mbetur të habitur. Drejtuesi i nxjerr përpara shoferin për ta

kërcënuar, i cili ishte njëherësh edhe sekretar i Partisë. “Qërohuni!”, u bërtet

atyre Gjoka, duke u ndjerë në atë moment i rrezikshëm për të pranishmit.

“Pritmëni, more pritmëni, pse po më ikni?!” u ka bërtitur nga pas

komunistëve. Ata kërcasin e ikin. “Mirë, ua bëra unë atyre, po ku do të

futem unë i mjeri tani”, mendonte me vete. “E kisha mirë bodrumin ku

banoja në Bërzhitë”. Viktori po mendonte se nuk kishte më kthim mbrapa, e

ku do ta më çonin më keq. Kthehet tek banesa-bodrum dhe i thotë Elenës

për incidentin fatal. Ajo mundohej ta qetësonte. Zhurma u bë e madhe dhe

kur Gjoka rrëfen këtë histori fillon të interpretojë karakterin humoristik të

sekretarit të Partisë në Bërzhitë që i mbahej goja. Për një fije peri shpëtoi

nga një ndëshkim më i rëndë. “Do të arr-arrestojnë, more. Pa, pa ma thuthuaj

bio-biografinë... Epo mirë, mirë, s’paske bio-biografi të keqe. Bo, bo!

Ç‘bëre kështu mor Viktor...?!

Ja kështu shpërthente Viktor Gjoka kur i rrëmbyen skenën, duke thelluar

dramën e jetës së tij. Kanë bërë një mbledhje të madhe më pas me tërë

fshatin për ta ndëshkuar më tepër, por këtë herë artistit fjala i ka zënë vend,

duke rrëfyer me sinqeritetin e tij dramatiko-komik se kush është Viktor

Gjoka. Edhe pse u end kaq gjatë drama e jetës së tij, Viktor Gjoka u bë për

fshatarët e Bërzhitës njeriu më i dashur, dhe ai do ta quante këtë fshat të

Tiranës vendlidja ime e dytë, ndërsa e para do mbetej shumë larg në Jug, në

Peshtan të Tepelenës.

“Mirë tragjedia që më kishte ndodhur, por unë doja që një pjesë të jetës që

më kishte mbetur ta jetoja”, thotë Gjoka. “Unë doja t’i kthehesha teatrit.

Kisha mall për të. Më 1990, ja Artur Zheji, që unë sot e përshëndes me

gjithë zemër dhe e quaj si një nga drejtorët më progresivë të RTSH-së, dhe

që për mua është një nga penat më me vlerë, dëgjon nga goja e nënës së tij,

aktores Besa Imani, për jetën time. Edhe pse Arturi s’më kishte parë në

skenë, i nisur nga ato që kishte dëgjuar, ngulte këmbë që unë të kthehesha

në teatër. Ai këmbënguli dhe unë vendosa të vi. Më kishte marrë malli, por

u deziluzionova se më vunë në skenë si dublant. Për mua dublanti është rol

142

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!