01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ka si temë një artist kloun që vjen në Bukuresht për t'i mësuar fëmijët e

rrugës se si të bëjnë diçka të vlefshme me jetën e tyre, duke i mësuar

mjeshtri cirku.

Që prej fillimit të procesit integrues, Rumania u bë tërheqëse për kineastët e

huaj, të cilët kanë realizuar prodhime të ndryshme. Ardhja e yjeve

hollivudianë dhe regjizorëve të njohur nuk përbën lajm sensacional në vend.

Dan Alexandru, operator i njohur filmi dhe shef katedre në Akademinë e

filmit, thotë se ndryshimi në industrinë e filmit ka filluar prej vitesh.

"Lindi një valë e re kineastësh të huaj, të cilët e kuptuan së pari se çfarë

shihej jashtë, çfarë shijesh ka jashtë dhe prej kësaj rrodhi edhe vlerësimi."

Zoti Aleksandru thotë se Rumania është kthyer në një vend shumë tërheqës

për të huajt. Dhe ai përmend se si zhvillohet kjo në kompaninë prodhuese

me të cilën bashkëpunon.

"Në Castel Film që ka studio të një niveli botëror punohen non stop filma

amerikanë. Kanë ardhur dhe vijnë yje amerikanë. Pjesa më e madhe e

operatorëve në këto produksione janë nga Rumania dhe kjo është e mirë për

tregun e punës."

Bashkëprodhimet me të huajt janë të zakonshme në Rumani

Megjithëse ndryshimet në vend nuk janë edhe aq të dukshme për syrin e

dikujt që e viziton vendin pas disa vjetësh, ajo që i ngroh vendasit është një

ndjenjë e mirë, se Rumania ka hyrë rrugën e drejtë të prosperitetit dhe

zhvillimit dhe me një demokraci që perfeksionohet.

Në kohën që ishim në Timishoara, presidenti rumun Traian Basescu po

bënte fushatë për votën uninominale, pra një kandidat një vot.

Në fjalimin e tij në prefekturën e Timishoarës ai tha se parlamenti rumun

është një ndër institucionet, tek i cili populli nuk ka besim.

Ai fajëson klasën politike rumune, përse qytetari i thjeshtë mendon gjithnjë

e më shumë se vota e tij nuk ka rëndësi.

Presidenti Basescu është mjaft popullor, por fushata e tij nuk ka

simpatizantë në mesin e pushtetarëve si kryetari i Bashkisë së Timishoarës, i

cili thotë se përplasjet përplasjet këtij viti mes qeverisë dhe presidentit nuk e

ka lehtësuar punën e vendorëve.

"Situata e krijuar nga Basescu nuk është zgjidhja më e mirë për të ardhmen

e vendit dhe unë jam shumë i zhgënjyer", thotë Gheorghe Ciuhandu.

"Përpara hyrjes në Bashkimin Evropian ne kishim shumë bashkëpunim dhe

projektet të përbashkëta të financuara nga Evropa dhe bankat evropiane. Pas

hyrjes në BE po përpiqemi të thithim sa më shumë investime."

Një prej problemeve, vëren ai është se në administratën lokale në përgjithësi

nuk gjen njerëzit e duhur me ekspertizën e duhur.

Në Timishoara ka tre herë më shumë investime se sa mesatarje në shkallë

kombëtare.

Zoti Ciuhandu që ka qënë profesor në Universitetin Politeknik të

Timishoarës, ndër më të mirët në vend, thotë se ideja për të vendosur lidhje

231

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!