01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hakmarrjet e harresës janë ndër më të ashprat.

Kur s’bën asgjë është mënyra më e sigurtë për të bërë keq, për të bërë të

keqen.

Hakmarrja më e tmerrshme, sidomos nga ana e gjërave, është hakmarrja e

vonuar.

Dashuria ime është mundimi im; gjer edhe mundimi im është dashuri.

Vdekja – një mënyrë daljeje nga koha.

Nuk do të jetosh me të vërtetë përveçse në daljen nga vdekja jote.

Sa më tepër të kujtosh vdekjen tënde, aq më pak do të të kujtojë ajo.

Njerëzit që janë të përgatitur për vdekje jetojnë më bukur e më shumë.

Një veti e të vdekurve në krahasim me ne është se e dinë të vërtetën.

Të vdekurit kanë mësuar çiltërsinë.

Kaq njerëz bëjnë sigurime për jetë – e sa të paktë janë ata që sigurohen për

vdekje …

Vdekja – sabati i një gjaku që dëshiron të çlodhet.

Pamja e një zhvarrimi është më e dhimbshme se sa pamja e një varrimi.

Qortimi i të vdekurve mund të jetë një nga drithmat më munduese të të

gjallëve.

Leximi na ndihmon të dëgjojmë të vdekurit. Lutja ndihmon të vdekurit të na

dëgjojnë.

S’ka histori nëse nuk ka dëshmitarë.

Zbukurojmë me fjalën “qytetërim” udhën që ka përshkuar njerëzimi që nga

njeriu i shpellave tek njeriu i mejhaneve.

145

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!