01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista Haemus: Le të shtojmë edhe një fjali gati të pandryshueshme të

këtyre bashkëbisedimeve të Haemus-it: një ngjarje nga fëminia, një fjalë,

ose një qenie njerëzore që të ka lënë mbresa të pashlyeshme…

Ragip Sylaj: Nuk e di kush e ka thënë, por është e njohur një thënie se

shkrimtar bëhen të shumtën ata që nuk kanë pasur fëmijëri ose ata që kanë

pasur një fëmijëri të keqe. Ndryshe, siç e kam thënë në njërin nga librat e

mi, njeriu (lexo: shkrimtari) që nuk ka jetë reale kërkon jetë ideale. Ndoshta

kjo mënyrë e të jetuarit është ikje nga liria a nga përgjegjësia, por është

edhe vetë mrekullia, sepse krijuesi i gjen shtigjet e shpëtimit. Megjithatë:

”Gjëja më e bukur e jetës / Është se shpirti ynë / Ndal fluturimin / Në vendet

ku njëherë e një kohë luanim” (Khalil Gibran).

Revista Haemus: E ke njohur mërgimin? Nëse po, na thuaj si të duket ai

pas kthimit. E nëse jo, çfarë peshe dhe roli ka “mërgimi i brendshëm”, të

cilin e përjetojnë gati të gjithë shkrimtarët?

Ragip Sylaj: Mërgimin e kam njohur nëpërmjet të të tjerëve: të dajave, të

miqve, të fqinjëve e të vëllezërve të mi. Ndonëse, sipas shkrimtares angleze

Daphne duMaurier (1907-1989) edhe “njerëzit që udhëtojnë janë gjithmonë

të arratisur”. Edhe unë i kam ndjerë lotët e mërgimit. Edhe “mërgimi i

brendshëm”, siç thoni ju, të cilin e përjetojnë gati të gjithë shkrimtarët e ka

peshën dhe rolin e tij. Disa herë e kam të vështirë ta zbërthej këtë mërgim,

porse mërgimi për të mos thënë azili kryesor imi është letërsia. Ndoshta

vetëm aty jam i vetvetes...

209

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!