01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Ngjyra është muzikë”

Bisedë me piktorin ENTON PANARITI

Boston SHBA

Revista Haemus: I dashur Enton Panariti. Mund të thuhet se në rastin tënd

dhe të krijimtarisë sate gjenden hollësi dhe thelbe nga fati i shumë krijuesve

shqiptarë me banim jashtë trojeve. U largove nga Shqipëria në fund të

mijëvjetshit të shkuar, në një kohë kur ikja nuk shihej më si pafuqi për të

ndenjur, por as si një shpëtim i sigurtë. Si e sheh sot atë periudhë? Çfarë

ndryshoi në jetën tënde dhe a do të kishe vijuar të krijoje njëlloj edhe po të

mos kishe njohur mërgimin?

Enton Panariti: Periudhën në fjalë jemi mësuar ta quajmë tranzicion. Për

fat të keq, pas dy dekadash, një pjesë prej nesh është e bindur se do të zgjatë

edhe 30 vjet të tjerë. Mes këtij tranzicioni unë pata fatin të largohem në

drejtimin e duhur, në kohën e duhur. E konsideroj krijimin si pjesë të

përditshme të jetës sime. Krijimtaria ime u dendësua njëheresh me

mbarimin e Akademisë së Arteve dhe u rrit cilësisht ndërmjet viteve ’97 dhe

’99. Gjatë kësaj kohe, hapa një ekspozitë vetjake dhe përfaqësova

Shqipërinë në Bienalen e të Rinjve të Evropës në Romë.

Revista Haemus: Do të ishte me vend të flisje sado përmbledhtas për

familjen nga rrjedh, për fatin e të parëve të tu, të prindërve dhe të

shkollimit. Si duket Tirana e viteve ’70-’80 nga sytë e tu? A rigjehet ajo, ose

copëza të saj, në tablotë që ti vetë i ndjen si më të arriturat?

Enton Panariti: Vitet ’80 janë të rëndësishme për shqiptarët në përgjithësi

dhe për rininë e asaj kohe në veçanti. Është shkruar shumë rreth këtyre

viteve në Evropë dhe analizat janë shtjelluar kryesisht mbi detaje politike,

shoqërore, artistike e kulturore, por jo aq sa duhet në lidhje me Shqipërinë.

A del kjo në punët e mia? Nuk e di. Por jam i sigurt që gjurmët e asaj kohe

gjenden brenda meje.

Revista Haemus: Të ka ndihmuar hapësira e quajtur atdhe që të

përshtatesh më lehtë me hapësirën e premtuar, apo malli ka qënë një vuajtje

nga ato që më fort të përshtatin duke të mbajtur ngujuar brenda një bote

shenjash të paprekura? Të ka shkuar ndonjëherë ndërmend kthimi pasi u

binde se i ke zhvendosur rrënjët në Amerikë?

452

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!