01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PAUL VINICIUS

(Rumani)

Historia e një plage të freskët

Poet, dramaturg, prozator dhe eseist lindur më 24 janar 1953 në Krajovë,

Rumani. Ka mbaruar Fakultetin e Mekanikës në Bukuresht në vitin 1982.

Debuton po atë vit me një cikël poetik. Në vitin 1987 cenzura komuniste

ndalon botimin e vëllimit E marta e kaltër, e mërkura e bardhë. Qysh nga

viti 1990 punoi si gazetar, duke hequr dorë nga kariera politeknike. Libra të

botuar: Rruga gjer në çmendinë dhe kthimi përgjysmë (poema, 1998),

Eklipsi (poema, 1999), Studim burri (poema, 2003), Edhe ne kemi qenë në

Amerikë (teatër, 2004), Një poemë për Joan Florën (poema, Red Pagoda

Press, SUA, 2005), Kolonia Graffiti (teatër, 2005). I pranishëm në shumë

antologjie dhe fjalorë letrarë, laureat i një sërë çmimesh me rëndësi. Është

anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe anëtar themelues i

Shoqatës së Gazetarëve Rumunë. Nga viti 2003 punon si redaktor në

Shtëpinë Botuese të Muzeut të Letërsisë Rumune.

E-mail: paulvinicius@yahoo.com

e pra

kur kthehem unë në vendin

që të tjerët

rëndom

e quajnë nështëpi

nata ka rënë kaherë

dhe nis beteja me shkallët.

janë ca shkallë të koklavitura

spirale

motra me terrin

dhe alkoolin në venat e mia

e që tek bredhin sa andej këndej

më marramendin.

s’është aspak e lehtë të zbresësh

bashkë me shkallët

nga kati i shtatë në të pestin

vëlla me terrin

dhe me alkoolin në venat e mia

që enden

historia e një plage të freskët

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!