01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista Haemus: Në kohën kur botoje për herë të parë, Kosova ishte krejt e

ndryshme nga tani? Si zhvilloheshin atëherë marrëdhëniet mes

shkrimtarëve? A gjallonte një mirëkuptim dhe një ndihmë e ndërsjellë mes

breznive të ndryshme letrare?

Ragip Sylaj: Në kohën kur botoja (jo) vetëm unë, dikur në vitin 1979 ishte

njëfarë feste e vogël, por edhe një gëzim i madh. Aq shumë jam gëzuar kur

e kam botuar poezinë e parë saqë sot do ta barazoja figurativisht me vetë

aktin e ringjalljes. Kjo për faktin se kisha konsideruar se e kisha dhënë

provimin kryesor jetësor, pa e ditur se në jetë e edhe në krijimtarinë letrare

të presin provime të rënda e të pandërprera.

Në marrëdhëniet ndërmjet shkrimtarëve më duket se ka pasur më tepër

humanizëm sesa ekziston sot dhe, siç theksoni edhe ju, ekzistonte edhe ai

mirëkuptim e ndihmë e ndërsjellë ndërmjet breznive. Me shumë mall dhe

respekt i kujtoj ato kohë dhe ata shkrimtarë. Ndoshta ishte ai sistem totalitar

dhe antishqiptar që na bashkonte në një ideal etik e estetik... Ku ta dish!?

Por, tash disi e kuptoj shembjen e antivlerave, por s’e honeps dot shembjen

ose zhbërjen e atyre lidhjeve të forta ndërmjet shkrimtarëve. Gjithmonë

mendoj se ai organizim e ajo mbështetje ishte aq e mirë (së paku mua më

është dukur kështu) saqë i ngjante njëfarë misioni, ku gërshetohej në emër

të artit të letërsisë: edhe miqësia, edhe atdhetaria, edhe respekti, edhe

përkrahja nga mësimi i ndërsjellë i mjeshtërisë për të shkruar e deri te

përkrahja e natyrës materiale. Mrekulli do ta quaja po të arrinim t’i

tejkalonim vlerat e asaj kohe, në kuptimin e gjerë të fjalës.

Revista Haemus: Si e ke parë në fillimet e tua dhe si e sheh tani letërsinë

që shkruhet shqip, pavarësisht nga gjeografia apo gjeo-politika?

Ragip Sylaj: E para e punës, akëcili njeri nuk mund të masë asgjë pa e

matur ose krahasuar atë me diçka tjetër. Dikush ka thënë se njeriu nuk mund

ta njohë veten pa i njohur të tjerët. Kultura jonë është ushqyer gjithmonë

nga kulturat e mëdha. Në momentet kur ka munguar, të themi, ky shkëmbim

ka pasur një venitje ose një djerrinë (kujto periudhën soc-realiste). Kësaj

djerrine i kanë shpëtuar ata që kanë gjetur ventila të tjerë ta ushqyer veprën

e tyre dhe bashkë me këtë mundësi e kanë pasur edhe koshiencën për një

veprimtari të tillë. S’do mend se këtu bëhet fjalë për shkrimtarët më të mirë.

Në fillim, pavarësisht prej vlerësimit për një letërsi si tonën, e kam pasur të

qartë se nuk mund të jetojë pa të. Që i ri, tepër i ri, pavarësisht prej kushteve

të vështira nëpër të cilat ka kaluar një krijues si unë, më ka provokuar

shumë letërsia e thellë, e mbrujtur, të them, me një lëndë filozofike. Ajo që

më ngazëllente, qoftë kur lexoja apo ajo që e kërkoja te një autor, qoftë ajo

206

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!