01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shumë frikë se mos do digjemi dem, se mos do të marrim në qafë të ngratën

Shqipëri.”

Ditën e Vitit të Ri 1902 Ismail Qemal Bej Vlora del me kryeartikullin

“Punat e Shqipërisë” ku që në fjalinë e pare dridhërohesh nga metafora

tragjike ku na shpirtëzon fatin e shpresën e Shqipërisë.:

“Zemra më qan gjak kur shohim si venë punët në Shqipëri. Kombet që na

kanë qerthuar nga të gjithë anët, bërtasin, çirren, ven e vinë, armatosen, me

Mbretëritë e Mëdha, ndërrojnë fjalë, me gazeta, me mbledhje, …dhe

kërkojnë tu vënë zgjedhë Shqipëtarëvet; neve Shqiptarët ç’bëjmë?

Mbyllim sytë, zëmë veshët, nuk shohim, nuk dëgjojnë, u kthejnë kurrizin

armiqëve, e vështrojmë me sy të lig njëri- tjetrin; zihemi, vritemi, pritemi,

marrëzia jonë zbret të gratën Shqipëri më poshtë se ç’është; ata që i kthejnë

sytë prej Stambollit, që është gadi t’i therrasi, t’i marrë me të mire, t’u japë

para, nishane, rytbera e të japë pastaj edhe një shkelm të mjerës Shqipëri.

Përse Shqiptarët nuk zgjohen, nuk ngrihen nga plehërat që kanë rrënë?

Përse Shqiptarët presin shpresë nga Stambolli? Nuk dine që Stambolli në

gjëndje që është sot, nuk mundet që të shpëtojë Shqipërinë; Shqipëria mund

të shpëtojë Stambollin dhe Mbretërinë”.

Në një artikull tjetër, ku ka analizon si nëntemë dy perandoritë: Austro-

Hungareze e atë Italiane thekson: “Neve Shqiptarët sikur të kishim ditur se

ç’mundemi të bëjmë e sikur të kishim ditur se ç’farë udhe lipset që të zëmë

për të qënë i pari i Kombeve të Rumelisë, do të kishim bërë shumë punëra

që do të kishin hapur sytë Mbretërive e Kombeve të tjerë.

Neve vështrojmë qysh të ngrejmë një Vali që nuk na pëlqen për të prurë një

tjetër Vali. Nuk mundohemi që Hasani qoftë Vali a Huseini, pa ndrruarë

udhënë e qeverisjes një e mire nuk mundet të na vijë… Shqiptarët e vërtetë

lipset të vështrojnë të kërkojnë të tjera gjëra; lipset të kërkojnë gjuhën e

tyre; lipset të kërkojnë të qeverisen me njerëzit e tyre; lipset të kenë gjyqe

pa djallëzi, pa para; lispet të kenë udhë të mira, udhë të hekurta, të kenë

vëllazëri, t’i kenë besë njeri tjetrit… Ata që vështrojnë qysh të marrin para

nga Mbreti në Stamboll për të mbyllur gojën e shqiptarëve, që bërtasin e

çirren për të ngratën Shqipëri, nuk lipsen të dëgjohen në Shqipëri, ata që

kërkojnë të gënjejnë shqiptarin me të hollat e ca evropianëve që dalin në

mes si “djemtë e Skenderbeut” e me “përralla, me shkaba” kërkojnë të

gënjejnë shqiptarët, janë nga ata mistreca shqiptarë, që s’kan gjak shqiptari,

por me gjuhë e me dorë, veshtrojnë të fitojnë gjakun e atyre që është i

verdhë a i bardhë…”

Në artikullin “Gospodin Nikola në Petersburg” shkruan: “Sulltan Abdul

Hamidit … nuk i duam as para e ndere as ndihmë, i duam besën per të mos

na mare në qafë e të na verë në zjarrë. Kur do të kërkojmë shpëtimin e

Shqipërisë, kur t’i dëftejmë Europit që jemi gjithë të lidhur me një besë e

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!