01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

vetë Narcizi të ishte i këtyre kohëve, nuk do ta besonte kurrë mitin e vet. As

kurrkush tjetër. Do të ishte mjeran:

“Duhet të ndihesh i lumtur i dashur, kjo kohë nuk të don. Dhe nëse do të

këmbëngulje për ta mbrritur lavdinë e dikurshme, gjithmonë nëse do t`ishe i

pranishëm në të sotshmen, do të duhej të sakrifikoheshe për shumë gjëra, pa

mundur të ngjasohesh në asnjë lloj pellgu, për të mbrritë të qenurit e një

grope ovale të terur uji. Një pritje si fillim e ujit, mbasandej e fytyrës së

bukur që shëmbëllehet në ty.”

Ka heshtje që s`quhen heshtje, sado që pipëtimë ajri s`ndihet. Madje

heshtja e një pikture është nga më trazovaçet. Edhe ajo e e xhamave,

perdeve që mbulojnë dritën që ndodhet mbas tyre, ndriçimi i llampës janë të

tilla. Gjendesh mes tyre e pafjalë. Provokuese më shumë se portret të

dashuri, shikim i tij. Prekje e një shqisë të paprekshme turbullon

përbrendësitë e mendimeve të fshehura. Heshtja është më e mira për t`i

ligjëruar. Por, nga përvoja kjo: sado të përpiqesh për të prekur me gishtërinj

drejtpërdrejt burimin e një shikimi nuk ia mbërrin kurrë. Prek vetëm

qepalla, qerpikë e hapsirën rreth tyre: janë aq të përtejmë sa kobalti i një

poçi llampe. Përshkojnë pa qenë të prekshëm e praninë e tyre s`mundesh ta

zhndrrosh kurrsesi në një ngjyrim pak më të zbehtë. Heshtë që dhemb huton

tejpërtejsisht.

Transplant boshi, krevati i mëngjesit ende pa rregulluar në pragmesditë

duhet ta ketë humbur ngrohtësinë që ia ka falur kurmi yt. Ke frikë t`i

afrohesh për ta shkundur një pjesë të tij. Heshtja e tij tashmë kthyer në diç të

akullt, që mbase po të ish shkundur që në çastin e parë do t`i bashkangjitej

paqtë kësaj përbotje qeniesh e orendish pa qenë rëndomtësi bajate në të.

Ajri lëvizës do ta kishte arnuar domethënien e kurmit që i është dashur një

natë e tërë për t`u bërë njësh me teshat e shtrojës. Rroba e natës, diç intime,

e gjerë, e bollshme ku fryma e lëkurës lëvrin si në një atmosferë për t`u

kthyer në të nesërmen e një sendi të pavlerë palosur buzë shtratit: krejt

tepërt në komoditetin e rehatinë e paplotë.

397

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!