01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

lehtë. Ndjehesha komplet i dërrmuar e i pa zot për t’iu kundërvënë të tretit e

fatalitetit. I qeshë nënshtruar sëmundjes së ditës. Mishi më ishte rrënqethur;

ndjeja neveri si për veten ashtu edhe për qytetin “e paaftë” të shpëtonte jetë

njerëzish; m’u kujtua një konstatim që më sikletoste shpesh: kishim

këshillin bashkiak më qeshark në Shqipëri.

Kur dëgjuam nga kamarieri se ora ishte njëmbëdhjetë pa një çerek, u

alarmuam dhe u ngritëm shpejt nga tavolina. Shtëpia e të ndjerit ishte larg,

nuk do të arrinim në kohë. Ç’të bënim?! Vendosëm t’i telefononim një

mikut që kishte autoveturë. Ai na tha ta prisnim pranë lokalit. Kështu bëmë.

I treti nuk pushonte me batutat e tia. Minutat kalonin. Miku me veturë nuk

po dukej. Të tre, të dehur siç ishim, po i telefononim, secili për hesapë të

vet. Morëm vesh se qe vonuar nga trafiku dhe se tashmë na dallonte nga

larg. Na u ndal para këmbëve; hipëm menjëhërë. Miku në timon ishte me

nerva prej trafikut, por u thye shpejt nga i treti.

Vendosëm të shkonim në shtëpinë e të ndjerit e pastaj t’i viheshim pas

vargut mortor. Gjatë rrugës, i treti kishte kaluar në ekstazë; shoferit po i

pëlqente tmerrësisht humori i tij, ne të tjerët mbanim barkun prej të

qeshurave; lotët më dilnin rrjedhëshëm nga bishtat e syve. Rastësisht

dallova prej pasqyrës dhe zërit, qeshjen e sforcuar të të parit, që po qeshte

për hirë të atmosferës së krijuar; kjo më bëri të ulurija së qeshuri, por falë

situates, askush nuk më vuri gjë në dukje.

Që nga takimi në bar e deri tek hyrja në veturë, rreth nesh ishte krijuar një

aureole marrëzie (që shkëlqente mbi kokën e të tretit): qeshnim duke lotuar,

çirreshim, flisnim fjalë nga më bajatet, dëshpëroheshim… Kur arritëm tek

vendi, gjetëm vetëm heshtjen e mortit. Na u zhduk mimika e zgërdhirë e na

u qep goja. Qemë ndalur. Një plak me tesha të rrudhura po kalonte nga

krahu im. Sapo nxora kryet ta pyesja, m’u gjegj: “Ka nja pes’ minuta qi

kan’ ik’, po t’i bini rrugs ngusht’, i zeni.”

E falendërova; më tha: “Mos dalshi për t’keq!”

U nisëm.

- Të lutem, - i thashë gjithë shqetësim të tretit, - ruaj seriozitetin se tashpo

lamë namë!

– Namë len jot amë! - m’u përgjigj, e shpërthei në gaz, që u shoqërua nga

të gjithë.

Rrugës, pasi e kishim marrë veten nga batuta e rradhës, afërsia e varrezave

po e bëntë punën e vet. Kur mbërritëm tek porta e banesës së fundit, nuk po

fliste asnjëri, të gjithë ishim zbehur. Ceremonia mortore nuk kishte filluar

ende. Njerëzit rrinin të topitur e të mpirë. Hymë brenda. Anës rrugës

ngriheshin hijerëndë blirët e lartë, sikur na përgjonin; mandej m’u krijua

bindja sikur përgjoheshim nga çdo gjë aty. Bustet e të pranishmëve ishin

drejtuar nga kishëza në fund të rrugës. U afruam pranë turmës. Nuk po

ndodhte asgjë. Bënte një zabullirë e tmerrshme. Pëshpërimat burrërore, era

e djersave e perzier me tym duhani, më ndjellnin krupën. Të afërmit e të

325

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!